Dita e finales së madhe në Kamzë, gjyqtari nuk do të jetë i huaj

0

Më në fund, nuk do të flitet më për akuza, grushte, ryshfete, marrëveshje nën rrogoz e trukime.

Sot, ora 14.00, me praninë e kamerave të RTSH-së, në Kamzë do të luhet finalja e madhe Kamza-Besëlidhja.

Kamza me barazim shkon në Superiore, Besëlidhja është e detyruar të fitojë, për shkak se është inferiore në përballjet direkte, edhe pse me pikë janë njësoj në renditje.

Ditët e shkuara Besëlidhja kërkoi arbitër të huaj, duke mos pasur besim te gjykimi nga shqiptarët, por Federata Shqiptare e Futbollit nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë.

FSHF ka publikuar emrat e arbitrave dhedo të jetë Enea Jorgji ai që do të jetë gjyqtar kryesor i takimit, me asistentë Emigers Ganxhi dhe Astrit Mahmuti, ndërsa i katërt është përzgjedhur Fatjon Xhemalaj.

Një ndër emrat më të rëndësishëm të arbitrimit në Shqipëri, Jorgji ka një detyrë shumë të rëndësishme dhe do të jetë nën vëzhgim, sepse është akuzuar nga shumë klube këtë sezon në Superiore, përveçse ka qenë aktiv edhe në media, duke folur edhe për një televizion lokal në Elbasan, diçka që në fakt i ndalohet me rregullore, aq më shumë që dha opinionin e vet edhe për klubet e Superiores, ndeshjet e gjëra të tjera që mund t’i kishin kushtuar edhe karrierën, por duket se FSHF e ka falur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here