Dita e festës së kuqe, Partizani nxjerr biletat në shitje

0

Partizani të dielën ngre trofeun dhe në fushë kundërshtar do të ketë Kukësin, rivalin që u mundua t’i pengonte “demat” në arritjen e objektivit. Tashmë gara ka përfunduar dhe është momenti për të festuar. Klubi i kuq ndërkohë ka nxjerrë edhe biletat në shitje.

NJOFTIMI – Klubi njofton se ka nisur shitja e biletave për takimin Partizani – Kukësi në program ditën e diel ora 16:30, i vlefshëm për javën e 35-të të Kategorisë Superiore. Në pikën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” do të mund të siguroni bileta për çdo sektor të Tribunave: B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1 dhe G2. Kujtojmë se biletat mund ti siguroni në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi” çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00.

INFORMACIONI PËR BILETAT
A1, A2 dhe B1, B2 – 2 000 Lekë (të reja)
C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 – 300 Lekë (të reja)
Tifozeria kuqe – Tribunat: A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria mike – Tribunat: H1,H2

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.