Dita-Abazi, Skënderbeu mposht Maliqin në dy minuta

0

Yjet më të rëndësishëm të skuadrës nuk ishin në fushë, megjithatë Skënderbeu kaloi me sukses testin e parë me Orges Shehin në stol. Korçarët fituan 2-0 përballë modestëve të Maliqit, me golat e Ditës dhe Abazit.

Rrjeta të shënuara në harkun e dy minutave, me Bruno Ditën që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13-të dhe Leonit Abazin që dyfishoi shifrat në të 15-ën. Në formacionin e Skënderbeut luajtën mes të tjerëve portieri Teqja, Vila, Aliti, Lulaj, Gripshi e Krasniqi, ndërsa debutoi edhe braziliani Robinjo.

Trajneri Shehi eksperimentoi gjatë lojës duke hedhur në fushë edhe shumë lojtarë të rinj, të cilët janë stërvitur me ekipin. Nga stoli u aktivizua edhe sulmuesi Oto Xhon i kthyer në Korçë pas huazimit te Trepça ’89 në Superligën e Kosovës.

Testi i radhës për “ujqërit” do të jetë ai ndaj ekipit shqiptar të Maqedonisë, Renova, më datë 17 korrik. Një ndeshje ku në fushë pritet të zbresin edhe Radas e Vangjeli që rinovuan kontratat, në pritje të dyshes Osmani-Muzaka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.