Distanca nuk ka kurrfarë rëndësie, “Kuqezinjtë e Jakovës” vijnë për Kombëtaren nga Kosova

Vetëm disa orë na ndajnë nga momenti kur kuqezinjtë do të zbresin në fushën e “Air Albania Stadium” për t’u përballur me kampionët në fuqi të botës dhe tifozët e Kombëtares kanë nisur të grupohen për të mbështetur skuadrën nga shkallët e stadiumit.

Edhe këtë herë si në çdo ndeshje të Shqipërisë nuk mund të mungojë tifozeria nga Kosova. Kështu tifogrupi “Kuqezinjtë e Jakovës” janë organizuar dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt Tiranës për të dhënë edhe këtë herë përkrahjen e tyre të vazhdueshme ndaj kuqezinjve, gjë që kanë qenë të gatshëm ta bëjnë gjithnjë. Kilometrat nuk kanë rëndësi kur në fushë zbret Kombëtarja dhe “Kuqezinjtë e Jakovës” së bashku me tifogrupe të tjera dardane po e vërtetojnë edhe njëherë tjetër ditën e sotme./Sport Ekspres/