Diskutohet për futbollin në Shqipëri, mblidhen kapitenët e Superiores dhe Kategorisë së Parë

Këtë vit ka marrë formë edhe “Sindikata eFutbollistëve Profesionistë Shqiptar”, e cila është krijuar për të mbrojtur interesat e futbollistëve në futbollin tonë.  Mbledhja e tyre e parë rreth diskutimeve serioze dhe gjithëpërfshirëse  është caktuar të jetë ditën e sotme, në orën 19:00 në hotelin Tirana International. Në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm të gjithë kapitenët e skuadrave që luajnë në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë.

Temat kryesore të diskutimit në këtë takim do të jenë mbi kontratat kolektive me FSHF, si dhe ligji i sportit,  ndërsa nuk do të lihen mënjanë as problematika të tjera të futbollit në Shqipëri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *