Diskutohet edhe për Botërorin, Duka merr pjesë në mbledhjen e fundit në UEFA

0

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka qenë pjesëmarrës në takimin e fundit që UEFA organizoi për këtë vit. Presidenti i FSHF-së shkoi në këtë takim si anëtar i Komitetit Ekzekutiv, ku u diskutuan disa çështje me vlerë të madhe për futbollin në Europë.

Ndërkohë mbledhja e radhës do të zhvillohet në datën 2 të marsit të ardhshëm në kryeqytetin e Holandës. Gjithashtu, kreu i FSHF-së do të jetë i pranishëm në Varshavë në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të Federatës Polake të Futbollit më datë 6 dhjetor./Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë:

Presidenti i FSHF-së, z. Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka marrë pjesë në takimin e fundit, për vitin 2019, që qeveria e futbollit europian zhvilloi sot në selinë qëndrore në Nion, Zvicër. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv u shqyrtuan shumë tema të rëndësishme të futbollit europian, si më poshtë:

Miratimi i formatit të kualifikueseve dhe fazës play-off, për “European Qualifiers” të Kupës së Botës për vitin 2022
UEFA Nations League 2020/21, proçedurat e shortit dhe ndeshjet e ligës
Raporti mbi futbollin e femrave
Raporti mbi arbitrimin
Përcaktimi i vendit ku do të zhvillohet finalja e UEFA Futsal Champions League 2020

Takimi i radhës për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, do të mbahet më 2 mars 2020, një ditë përpara Kongresit numër 44 të UEFA-s, që do të zhvillohet në Amsterdam, Hollandë. Presidenti Duka, në datën 6 dhjetor 2019 është i ftuar në mbrëmjen Gala që organizon Federata Polake në Varshavë, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të tyre.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.