Disiplina vendos: Një vit pezullim për drejtuesin e Tomorit dhe tri ndeshje në tavolinë

Edhe pse Kategoria Superiore ka qenë pushim, futbolli në nivele më të ulëta në vendin tonë ka qenë aktiv. Komisioni i Disiplinës ka nxjerr sot vendimet e radhës, ku shihet se ka pezullime, por dhe humbje në tavolinë.

Ajo që bie në dy është fakti se rezultati i tre ndeshjeve është caktuar nga Komisioni i Disiplinës, në dy raste për mosparaqitjen e skuadrave në takimet ep[parashikuara dhe në një rast tjetër për aktivizimin e një lojtari që nuk ishte në protokoll.

  1. Lojtari i KF “Butrinti”, Xheison Mucaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KF “Memaliaj”,Klodian Mustafai, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. KF “Korabi” U-19,për mos paraqitje në ndeshje me KF “Kukësi” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0. Në bazë të Nenit 13 të KDS, KF “Korabi “ U-19, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së këtij veprimi do të ketë përshkallëzim të masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  4. Lojtari KF “Vlora” U-19, Hitmen Troqe, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. KF “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Akademia AAS” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0. Në bazë të Nenit 13 të KDS, KF “Korabi “ U-17, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së këtij veprimi do të ketë përshkallëzim të masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  6. KF “Tomorri” U-17, për aktivizimin të lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen kundër KF “Durrësi 04” U-17, në bazë të Nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero),me gjobë në vlerën 600.000 (gjashtëqind mijë) lek dhe me zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
  7. Zyrtari i KF “Tomorri” , Albano Arbri (Ziu), për shkelje që parashikohen në Nenin 60/1 dhe 60/2 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë me vlerë 300.000 (treqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
  8. Rrëzimin e kërkesës së KF “Ilira” si të pa bazuar në Rregulloret e FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *