Disiplina rrëzon kërkesën e Besëlidhjes për fitoren në tavolinë!

0

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja, duke qenë se ndeshja me Kamzën nuk u zhvillua, kërkoi pikët në tavolinë, madje duke bërë edhe kërkesën zyrtare për fitoren në tavolinë të ndeshjes, për shkak se Kamza, si klub pritës nuk kishte marrë masat e duhura. Mirëpo, dje është mbledhur Komisioni i Disiplinës, i cili e ka shqyrtuar kërkesën e Besëlidhjes, por në fund ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës se KF “Besëlidhja”, si të pa bazuar në rregullore.

REAGIMI – Besëlidhja, dje pasdite u grumbullua për të nisur stërvitjen, por nuk dihet se kur do të luajë, pasi ndeshja e javës së fundit ndaj Kamzës u shty për mungesë të forcave të rendit. Trajneri i Besëlidhjes, Alban Bruka, gjatë një bisede për “Sport Ekspres”, shpreh mendimin e tij për mënyrën e trajtimit të kësaj ndeshje nga ana e FSHF-së: “Ne, ishim të përgatitur që në Kamzë të zhvillonim një nga ndeshjet më të mira të sezonit, pasi këtu do të vendosej edhe fati jonë për objektivin. Gjithsesi, skuadra po stërvitet intensivisht. Çuditërisht, pak para se të niste sfida nisën dhe problemet dhe u morë vesh se policia e shtetit nuk e kishte marrë përsipër ruajtjen e rendit në stadium ashtu siç është ligji. Unë ka mbi 25 vjet që jam pjesë e futbollit, ku kam luajtur edhe në Superiore, ku precedent të tillë ka pasur dhe ku skuadra organizatore është penalizuar me humbje të rezultatit në tavolinë. Gjithmonë klubet sportive i dërgojnë shkresë zyrtare policisë lokale ku e vënë në dijeni për ditën, orën dhe vendin e ndeshjes dhe kjo e fundit kthen përgjigje të paktën një ditë para ndeshjes për marrjen apo jo përsipër të mbulimit të ndeshjes me policët e nevojshëm. Atë ditë, për ndeshjen në Kamzë e ka ditur i gjithë opinion mbarëshqiptarë se nga Lezha do të shkonin mbi 2000 tifozë dhe për këtë është shkruar me germa të mëdha edhe në shtypin sportiv. Po të ishte kampionati i një vendi normal evropian, Besëlidhja, duhet të fitonte ndeshjen në tavolinë dhe duhet të ishte në elitë sot që flasim. Por, këtu ka precedentë të pa parashikueshëm. As në ligj dhe as në rregullore, ndaj jemi skeptikë sepse nuk ka drejtësi”, ka theksuar Bruka, trajneri i Besëlidhjes.  

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here