Disiplina “rrëzon” Flamurtarin, Sopoti e pëson rëndë

0

Komisioni i Disiplinës është mbledhur së fundmi dhe ka marrë disa vendime në lidhje me ekipet e Kategorisë së Dytë dhe moshat. Bie në sy dënimi i Sopotit me katër ndeshje pa tifozë, ndërkohë që te moshat ka pezullime të disa lojtarëve. Dënimi më i rëndë është dhënë për Sirjano Voglin e Kastriotit, që pezullohet për 12 muaj. Gjithashtu, një kërkesë e Flamurtarit nuk është shqyrtuar, me shpjegimin që Disiplina nuk e ka në kompetencat e saj diçka të tillë.

VENDIMET E DISIPLINËS
-KF “Sopoti”, për hedhje të sendeve të forta në fushë duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektator ne stadiumin përkatës.
-Rrëzimi i kërkesës së KF “Sopoti”, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF-së.

-KF “Albpetrol”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
-Lojtari i KF “Termi” U-19, Besford Doci, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari KF “Kukësi” U-19, Jakup Ademaj, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
-Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Sirjano Vogli, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

-Shpalljen e mos kompetencës për trajtimin e kërkesës së “Flamurtari” FC, në bazë të Nenit 37 dhe 75 të KDS.
-Rrëzimi i kërkesës së KF “Erzeni”, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF-së.

-Rrëzimi i kërkesës së KF “Memaliaj”, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF-së.
-Rrëzimi i kërkesës së lojtari Aleksandër Beqiri i KF “Tepelena”, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF-së.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.