Disiplina | Paralajmërim për Luftëtarin dhe Teutën, dënime te Laçi

Komisioni i Disiplinës ka nxjerrë vendimet e para për këtë vit 2019 dhe dënime dhe paralajmërime ka pasur për shumë skuadra. Luftëtari është paralajmëruar se do dënohet në rast se shkel Kodin e Disiplinës sportive, ndërsa Teuta është paralajmëruar për sjellen e tifozëve. Klevis Hima, zyrtar i klubit të Laçit, është dënuar nga Disiplina me dy ndeshje pezullim, së bashku me lojtarin Ded Bushi.

Vendimet e plota të Disiplinës:

  1. KF “Luftëtari”, paralajmërohet se në rast se përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
  2. KF “Teuta”, për sjelle të gabuar të spektatoreve, paralajmërohet se në rast se përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF
  3. Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF “Laçi”, Ded Bushi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. KF “Tirana”, në bazë të Nenit 13/1 të KDS, paralajmërohet se në rast se përsertitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
  6. Lojtari i KF “Beslidhja”, Xhulio Berisha, për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. FK “Dinamo”, në bazë të Nenit 13/1 të KDS, paralajmërohet se në rast se përsertitje të shkeljeve disiplinore do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
  8. FC “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
  9. Zyrtari i FC “Besa”, Klejdi Zenelaj, për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes si dhe territorit përreth fushës.
  10. Pranimin e kërkesës se KF “Shkodra” U-19.
  11. KF “Kukësi’ U-19, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë te luante në ndeshjen kundër KF “Shkodra” U-19 zhvilluar më datë 16.12.2018, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, gjobë në masën 600.000 (gjashqindë mijë) lek dhe me zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 136/1/e gjoba shlyhet në masën 3%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *