Disiplina nuk fal, përjashtim përjetë “boksierit” të Domosdovës

0

Bëri bujë para pak ditësh një ngjarje absurde në Tepelenë, ku futbollisti i Domosdovës së Prrenjasit Kristjan Lleshi u arrestua për dhunë në fushë.

Futbollisti 33-­vjeçar goditi me grushte arbitrin Ardit Merdanaj nga Vlora, pasi ky i fundit akordoi një penallti për ekipin kundërshtar.

“Boksieri” u arrestua në vend, ndërsa gjykata vendosi që duhet të qëndrojë 7 ditë në burg.

Për sa i përket arbitrit, pas ndeshjes ai u dërgua për mjekim në spital dhe deklaroi për mediat se ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.

Tani ka ardhur edhe vendimi i ashpër, por i drejtë, i Komisionit të Disiplinës, në Federatën Shqiptare të Futbollit: dënim dhe përjashtim përjetë nga futbolli!

Një vendim i vonuar, pasi ka pasur edhe më parë raste të ngjashme, që janë dënuar me 6 muaj a një vit. Tani urojmë që të mos ketë amnisti dhe precedenti të shërbejë edhe për rastet e së ardhmes, sepse e sigurt është që do të kemi sërish ngjarje të tilla, sidomos në kategoritë e ulta.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image