Disiplina ka punë me Skënderbeun, Aliti gëzimi i vetëm

Kjo ecuri e Skënderbeut me pesë humbje radhazi mund të gjendet në vitet e mbrapshta kur korçarët ishin “turistë” në Superiore. Rëndon shumë disfata me Partizanin, por pasojat mund të jenë edhe më të rënda.

“Autogol” i tifozëve mund të konsiderohen topat e dëborës që hidheshin në stadium. Disiplina me siguri që nuk do të falë dhe me shumë mundësi ndeshja e radhës, që përkon me atë të Kupës së Shqipërisë ndaj Besëlidhjes, do të luhet pa tifozë.

GRUPI I LOJTARËVE – Ndeshja e radhës ofron mundësinë më të mirë që Skënderbeu të rikthehet te fitorja. Në program është transferta me Kastriotin e vendit të fundit në Fushë-Krujë.

Trajneri Orges Shehi do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje mbrojtësin Fidan Aliti, gjithmonë në rast se nuk transferohet jashtë vendit. Ndaj Partizanit mungoi për shkak kartonësh. Shpresohet që edhe Lulaj të rikuperohet, kurse Bregu e Demte do të jenë mungesa të sigurta sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *