Disiplina | Flamurtari ia hedh me gjobë, dënohet zyrtari i Apolonisë

Komisioni i Disiplinës ka publikuar sot dënimet për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e vetme që është dënuar është Flamurtari, për shkak të sjelljeve të tifozëve në takimin përballë Tiranës. Klubi vlonjat është gjobitur me gjobë 200 mijë lekë.

Edhe zyrtari i Apolonisë, Erion Hamitaj, është dënuar për shkak të protestave të tij kundrejt gjyqtarit dhe është pezulluar me dy ndeshje.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

  1. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatoreve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.
  2. Zyrtari i KF “Apollonia”, Erion Hamitaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Klosi”, Ardit Kadiu, si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *