Disiplina e pamëshirshme: nga Nica te Zefi, tetë të pezulluar

0

Komisioni i Disiplinës nuk ka toleruar asnjë këtë javë, teksa janë disa lojtarë e zyrtarë të pezulluar. Burreli është klubi më i “goditur”, pasi veç trajnerit Stavri Nica janë pezulluar edhe tre zyrtarë.

E ka pësuar edhe kapiteni Emirjon Mirdita i Shënkollit, Pura dhe Lame të Pogradecit, Alfred Zefi i Bylisit. Më poshtë janë listuar vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës:

-KF “Erzeni”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje të gabuar të spektatoreve, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.

-Zyrtari i KF “Burreli” Demir Cupi, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

-Zyrtari i KF “Burreli” Stavri Nica, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

-Zyrtari i KF “Burreli” Denis Nica, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

-Zyrtari i KF “Burreli”, Adhorim Lala, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

-Lojtari i KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Pogradeci”, Armir Pura, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Pogradeci”, Luarts Lame, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Zyrtari i KF “Apolonia”, Sokol Argjendari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshjes.

-Lojtari i KF “Bylis”, Alfred Zefi, për provokim të publikut dhe ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 53/1 dhe 49/1/a) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.