“Disa të larë nga shiu e disa nga lotët”, Materaci thumbon Juventusin: Ka 5 maj, por ka edhe 14 maj

0

Thumbimet nuk mungojnë as në këtë ditë, kur 20 vite më parë Juventusi humbte titullin kampion, trofe të cilin do e rrëmbete Lazio me vetëm 1 pikë më tepër. Bardhekaltrit nuk do të hidhin hap fals në ndeshjen e fundit, ndërsa “Zonja e Vjetër“ do të surprizohej në transfertë nga Peruzha, e cila i shkaktoi humbjen 1-o, duke i hequr shijen e titullit të Serie A. Në mbrojtej e Peruxhas në atë kohë ishte edhe Marko Materaci, që më vonë do të mbante veshur fanellën Interit dhe do të kthehej në një rival të përjetshëm të bardhezinjve.

Pas thumbave të juventinëve për 5 majin e vitit 2002 kur zikaltrit humbnin titullin kampion në ndeshjen e fundit, tashëm është radha e ish-mbrojtësit Italian të ngacmojë kundërshtarët nga Torino. “Ashtu si binte shiu edhe po qanit. Ka nga ata që kanë 5 majin dhe nga ata që kanë 14 majin. Ata që atë ditë ishin të larë nga shiu e disa nga lotët”, shkruan Materaci në “Instagramin” e tij, duke vendosur nën shënjestër Juventusin me fjalët e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.