Direkt/ Xhejms rikthen epërsinë në Korçë, “lumë” golash

Pas tre ndeshjeve të luajtura pasdite, tashmë e ka radhën Skënderbeu-Kamza. Korçarët kanë marrë një lajm të bukur nga CAS, me kthimin e titullit për sezonin 2015/16, ndërsa sot duan të festojnë me një fitore.

Kamza prezanton trajnerin e ri Julian Ahmataj, i cili ka për detyrë rikthimin e qetësisë dhe evitimin e rënies nga Superiorja. Një pikë në Korçë do ishte flori.

Skënderbeu – Kamza     3-2

Shënues: Muzaka 17′, Soue 26′ pen., Xhejms 48′ / Rezi 35′, Zguro 45′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga, Muzaka, Xhejms (Vila 74’), Gavazaj (Lilaj 58’), Soue. Trajner: I. Daja

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Çukoviç, Lelis, Zguro, Ymeraj, Malaj, Fukui, Rezi (Kuqi 77’), Fili (Mehmeti 63’), Plaku. Trajner: J. Ahmataj

Karton i verdhë: Leo Lelis 31′

GOLAT

16′ SKËNDERBEU GOL! Gol i pabesueshëm i Skënderbeut. Muzaka nga goditja e këndit, era e fortë i jep topit një trajektore anormale dhe portieri Avdyli vihet në vështirësi, duke grushtuar keq dhe duke lënë topin mbi vijën fatale, aty ku Soue e shtyn në rrjetë. E paqartë nëse topi i krosuar nga Muzaka e kaloi vijën fatale.

26′ SKËNDERBEU GOL! Pa shumë sforcim, Skënderbeu gjen edhe golin e dytë. Xhejms fiton një 11-metërsh pas faullit të Zguros dhe Soue shënon.

35′ KAMZA GOL! Rezi merr një pasim të bukur në të majtë të sulmit kamzali, futet në zonë dhe me të djathtën godet bukur, duke mposhtur portierin Teuta.

45′ Zguro bën fenomenin. Goditje dënimi, e majtë spektakolar dhe gol i shkëlqyer. Barazim!

48′ Gol Xhejms. Nigeriani di të shënojë edhe me kokë. Pas një krosi në zonë, sulmuesi mposhti portierin Avdyli për të tretën herë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *