DIREKT/ Vllaznia shënon para pushimit, tifozët: Bravo Kukësi!

Vllaznia luan një ndeshje jetike në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit, që i ka mbyllur hesapet sa i përket vendit të dytë. Shkodranët janë në fije të perit dhe tani nuk është gjithçka në dorën e tyre, pasi edhe nëse fitojnë me Kukësin duhet të shpresojnë që Kamza të mos marrë më shumë se 1 pikë në ndeshjen me Laçin. Nënkampionët janë të qetë dhe tekniku Pakult ka bërë disa ndryshime në formacion. Trajneri Kraja po ashtu ka ndryshuar diçka në formacion, ku spikat aktivizimi i Pjeshkës, por njëkohësisht ka hedhur vetëm 1 sulmues të deklaruar përpara.

Tifozët e pakët shkodran kanë thurur elozhe për Kukësin në fund të pjesës së parë duke e pranuar se ishin dukshëm të pamotivuar për këtë ndeshje.

Vllaznia 2-1 Kukësi

Shënues: Çnari 41′, Kalaja 45+1’/ Balde 32′

GOLAT

32′ – Dalje e gabuar e Sherrit, Balde nga distanca nuk gabon dhe i ndërlikon gjithçka Vllaznisë.

41′ – Pjeshka harkon për Çinari, i cili godet me të parën, Koliçi nuk e ndal dot këtë herë.

45+1′ – Vllaznia përmbys gjithçka me anë të Kalasë, i cili shënon në sekondën e fundit të pjesës së parë.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota (Gurishtaj 58′), Pjeshka, Berisha, Çinari, Krymi, Tafili, Lika, Kalaja, Sukaj (Pusi 73′). Trajner: Ervis Kraja. Të gatshëm: Selimaj, Isufi, Dyca, Ruqi.

Kukësi: Koliçi, Zhderiç, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku (Peposhi 46′), Ethemi, Musolli (Joti 53′), Shkodra (Imami 67′), Ebipi, Koldash, Balde. Trajner: Peter Pakult. Të gatshëm: Koci, Guri, Idrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *