Vllaznia marshon drejt Superiores, Bylisi e Besa nuk falin

Vllaznia i afrohet edhe më shumë Superiores, pasi me fitoren 1-0 të marrë ndaj Dinamos e con diferencën me Erzenin në 11 pikë. Si zakonisht ka vendosur sulmuesi Zhunior, i cili mposhti portierin Laço pas një asisti të Arsid Krujës.

Në Lezhë Erzeni është mundur 0-2 nga Korabi dhe heroi ishte sulmuesi Alban Hoxha. I formuar te moshat e Partizanit, Hoxha po spikat me dibranët dhe ka realizuar dy herë në portën e shijakasve. Skuadra e Bubeqit barazohet me pikë me Erzenin.

Bylisi me përmbysje ka mundur Orikun. Miqtë nga Vlora shënuan të parët me Kuqin në fund të 45-minutëshit të parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës ballshiotët reaguan. Kjo ndodhi menjëherë, pasi Bajramaj barazoi dhe Guindo i dha avantazhin e fitoren.

Besa i është përgjigjur Bylisit dhe diferenca mes tyre mbetet tre pikë. Kavajasit kaluan me sukses Lushnjën me rezultatin 3-1. Mziu shënoi që në fillim të ndeshjes. Onuh mori më pas skenën dhe realizoi edhe dy herë të tjera. Allkanjari për Lushnjën vetëm sa ngushtoi shifrat.

KATEGORIA  E PARË – JAVA 20
GRUPI A / Play-off
Të shtunën, 16 mars 2019
Vllaznia-Dinamo          1-0
Shënues: Zhunior 59′
Erzeni-Korabi              0-2
Shënues: Hoxha 49′, 70′
Besëlidhja pushim

GRUPI B / Play-off
Të shtunën, 16 mars 2019
Bylis-Oriku             2-1
Shënues: Bajramaj 54′, Guindo 69′ / Kuqi 45+1′
Besa-Lushnja              3-1
Shënues: Mziu 4′, Onuh 47′, 71′ / Allkanjari 74′
Egnatia pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *