DIREKT/ Vllaznia e gjitha në sulm, Teuta administron rezultatin

0

Teuta pret Vllazninë prej orës 19.00 dhe është si një finale e vogël mbijetese. Barazimi nuk i vlen shumë Teutës, por është rezultati që do të kënaqte Vllazninë. Megjithatë, trajneri Ernest Gjoka beson te sulmi, pasi Sukaj e Ribaj janë në formë dhe e nisin titullarë.

PJESA E PARË

Ka përfunduar pjesa e parë në “Niko Dovana” me rezultatin 2-0 në favor të vendasve. Vendosin golat e Ante Hrkaç dhe Esin Hakajt. Kroati u tregua i saktë në minutën e 32-të, pas harkimit të kapitenit Çyrbja nga këndi. Ndërsa shkodrani me statusin e një “ish”-i, realizoi golin e dytë pak sekonda pa u mbyllur pjesa e parë pasi Sherri nuk e ndali siç duhet tentativën e Latif, duke i dhënë mundësinë mbrojtësit të dyfishonte. Një ndeshje e vakët sa i përket rasteve, me skuadrat që janë kujdesur më shumë për mbrojtjes sesa për sulmin.

Teuta 2-0 Vllaznia

Shënues: Hrkaç 32′, Hakaj 45+1′

GOLAT

32’ – Çyrbja harkon saktë nga këndi , Hrkaç në shtyllën e dytë godet me kokë duke e çuar topin në fundin e rrjetës, edhe pse Sherri e devijon lehtë me dorë.

45+1′ – Latif provon nga distanca, Sherri grushton jo saktë dhe Hakaj vigjilent e shtyn topin në rrjetë nga fare pranë portës

Teuta: Moçka, Gjorgjevski, A. Bilali, Hrkaç, Hakaj, Dediç (D. Bilali 84′), Hila, Beqja (Kruja 79′), Alhasan (Mustafov 75′), Çyrbja, Latif. Trajner: Gentian Begeja. (Të gatshëm: Kastrati, Vila, Peqini, Lajthia).

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Berisha, Mersini, Tafili (Kalaja 68′), Krymi (Malota 83′), Vucaj, Lika (Çinari 59′), Sukaj, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka. (Të gatshëm: Sleimaj, Bardulla, Pjeshka, Gurishta).

Gjyqtarë: Malkolm Spiteri, Kristofer Franza Alanza, Shon Kalea, Xhud Amin Utula.

Kartonë të verdhë: Gjorgjevski 35′, Dediç 64’/ Orelesi 77′

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here