Vllazni e pandalshme, ndjek Dinamo! Pogradeci në krye, festojnë Besa e Oriku

Vllaznia ruan kreun pas fitores së radhës me Erzenin, ndërkohë që në grupin B ka marrë kryesimin Pogradeci. Shkodranët kaluan me sukses Erzenin dhe ishte sulmuesi Arsen Hajdari ai që i dha tre pikët skuadrës shkodrane.

Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore. Pikë të plota për ekipin e drejtuar nga Hasan Lika. Ndjek Dinamo, që sot bëri detyrën kundër Vorës në shtëpi. Sefa në pjesën e parë dhe më pas Topalli në të dytën shënuan golat që i dhanë tre pikët bluve të kryeqytetit.

Përmbysje e Besëlidhjes në derbi me Shënkollin. Përgjini kaloi në avantazh miqtë, por Kamara më pas shënoi tre herë dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 3-1. Burreli, që gjatë kësaj periudhe lojtarët nuk janë stërvitur, u mposht 1-4 nga Iliria. Zuna, Bardhi dhe Doçi i çuan shifrat në 0-3, ndërkohë që Ajazi vetëm sa i ngushtoi shifrat për Burrelin. Kurti shënoi më pas edhe golin e katërt.

KATEGORIA E PARË – JAVA 6

GRUPI A
E shtunë, më 20 tetor, ora 14:00
Burreli-Iliria 1-4

Shënues: Ajazi 92′ / Zuna 6′, Bardhi 82′, Doçi 90′, Kurti 94′
Vllaznia-Erzeni 1-0
Shënues: Hajdari 63′
Besëlidhja-Shënkolli 3-1
Shënues: Kamara 35′ (pen.), 79′, 90′ / Përgjini 10′
Dinamo-Vora 2-0
Shënues: Sefa 25′, Topalli 61′

E diel, më 21 tetor, ora 14:00
Veleçiku-Korabi

Egnatia e vendit të parë është mposhtur nga Oriku me rezultatin 2-0 dhe kështu e kanë lënë vendin e parë. Dhrami dhe Sadushi shënuan dy herë dhe Oriku mori pikët e plota, duke qëndruar pranë kreut. Pogradeci është i pari për momentin.

Liqenorët iu falën golit të Shkulakut me Apoloninë dhe kështu janë të parët. Besa është gjithashtu aty pranë. Me Elbasanin ata kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Kullolli ka shënuar golin e triumfit për verdhezinjtë.

Tomori ka marrë fitoren e parë në shtëpi, pasi ka mundur Turbinën. Ogbodike dhe Frajdej shënuan dy gola, kurse për miqtë Ekemini realizoi sa për statistika. Në Lushnjë u zhvillua një ndeshje e tensionuar mes vendasve dhe Bylisit, me këta të fundit që morën tre pikët. Ofendimet e tifozëve nuk munguan dhe pjesa e dytë nisi me vonesë. Goli që vendosi ndeshjen u shënua nga Kofi në minutën e 90-të.

GRUPI B
E shtunë, më 20 tetor, ora 14:00
Pogradeci- Apolonia 1-0
Shënues: Shkulaku 83′
Lushnja-Bylisi 0-1
Shënues: Kofi 90′
Tomori-Turbina 2-1
Shënues: Ogbodike 3′, Frajdej 78′ / Ekemini 89′
Besa- Elbasani 1-0
Shënues: Kullolli 16′
Oriku-Egnatia 2-0
Shënues: Dhrami 16′, Sadushi 90′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online