DIREKT/ Teuta mbyll llogaritë, festival golash në Durrës

“Djemtë e detit” kanë në letër ndeshjen më të lehtë sot, pasi sfidojnë Lushnjën e rënë nga kategoria. Skuadra e Gentian Begejës ka bërë një paraqitje shumë mbresëlënëse në javët e fundit duke mundur Partiznin, Kukësin dhe Skënderbeun, e për më tepër duke i shënuar secilës nga 3 gola. Duhet të marrë një fitore sot që durrsakët matematikisht të sigurojnë qëndrimin në elitë minimalisht dhe për një sezon tjetër. Lushnja në anën tjetër ka befasuar me karakterin e treguar, teksa është paraqitur mjaft denjësisht pavarësish se kush ka qenë kundërshtari.

Teuta 6–2 Lushnja

Shënues: Latif 1′, 40′, Beqja 18′, Peqini 73′, 76′, Hila 73’/ Sefa 5′, Ademi 75′

GOLAT

1′ – Aksioni i parë për durrsakët, pasimi nga e djathta shfrytëzohet më së miri nga Latif, i cili zhbllokon ndeshjen.

5′ – Sefa del i vetëm me Moçkën nuk e ka të vështirë të shënojë.

18′ – Çyrbja hedh një top te Beqja, i cili bukur shmang një prej mbrojtësve miq dhe shënon golin e avantazhit.

40′ – Hila bën gjithçka mirë deri pranë funodres dhe pason për Latif, i cili nuk e ka të vështirë që të shënojë golin e dytë perosnal dhe të tretin për Teutën.

73’ – Peqini i futur pak minuta më parë shfrytëzon më së miri një harkim nga Çyrbja dhe realizon golin e katërt për Teutën.

75′ – Lushnja gjen hapësirë dhe ademi i harruar nga mbrojtja gjen golin e dytë për Lushnjën.

76′ – Sërish Peqini mer rnjë top nga Çyrbja dhe me kokë shënon golin e dytë perosnal.

78′ – Hila nga pika e bardhë e penalltisë tregohet i saktë dhe shënon golin e gjashtë për Teutën.

 

Teuta: Kastrati, Gjeorgievski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj (Vila 75′) , Çyrbja, Hila, Hrkaç (Peqini 60′), Beqja, Latif (Alhasan 79′), Kruja. Trajner: Gentian Begeja. Të gatshëm: Shala, Dediç, D. Bilali, Lajthia.

Lushnja: Bejte, Marku (Çela 46′), Koreshi, Premçi, Mone, Taullau, Alushi, Pepa,  Papa, M. Çela (Haxhiu 56′), Sefa (Ademi 74′). Trajner: Ilir Gyla. Të gatshëm: Spaho, Dervishi, Koreshi, Gjyshja.

Kartonë të verdhë: Gjeorgievski 65’/ Premçi 44′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *