VIDEO | Skënderbeu “zhyt” Kastriotin me “poker”

0

Skënderbeu ka regjistruar fitoren më të thellë të këtij edicioni në përballjen e sotme ndaj Kastriotit. Ekipi korçar mundi vizitorët me rezultatin e thellë 4 – 0.

Mungesa e mbrojtësit afrikan, Edi Bojom, ndikoi shumë në lojën e Kastriotit. Muzaka zhbllokoi takimin gjatë pjesës së parë. Skënderbeu shënoi tri gola në harkun nëntë minutave gjatë pjesës së dytë. Dopieta e Krasniqit dhe goli i Oto Xhon vulosën fitoren e korçarëve.

SKËNDERBEU 4 – 0  KASTRIOTI
Shënues: Muzaka 14′, Oto Xhon 76′, Krasniqi 78′, 85′

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambou, Radas, Abazi, Dita, Sibo, Muzaka (Gripshi 59′), Pervan (Oto Xhon 64′), Bregu (Pëllumbi 80′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Kastrioti: Çekrezi, Husein (Neziri 82′), Okebugui (T.Marku 66′), Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, H. Marku (Fejzaj 83′), Bardhi, Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Nuri Rrapaj, Redian Dobruna, Enea Jorgji
Kartonë të verdhë: Vangjeli 60’ / Okebugui 47’, Ndreca 83’

 

EPISODET

85′ – Krasniqi shënon sërish. Sulmuesi kavajës çon topin në rrjetë me anë të një goditje me

78’ – Goool! Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut finalizohet nga Krasniqi, i cili pas pasit të dhënë nga Oto Xhon u tregua i saktë dhe çoi shifrat në 3 – 0.

 

76’ – Goool! Gripshi shfrytëzon një gabim të lojtarëve të Kastriotit dhe shërben për Oto Xhon. Nigeriani nuk kishte si të gabonte aq pranë portës.

 

73′ – Skënderbeu del në sulm me anë të Krasniqit dhe Oto Oxhon. Nigeriani tregohet egoist duke vendosur të zgjidhë vetë gjithçka, por pa sukses. Krasniqi ishte i lirë pak metra larg portës.

56′ – Ymeraj i afrohet golit, por topi i goditur nga shkodrani përfundon pak metra mbi traun e portës së korçarëve.

49’ – Muzaka pëson një goditje në fytyrë gjatë një dueli me Kalanë. Loja ndërpritet për tre minuta.

 

Mbyllet pjesa e parë

45+1’ – Rast i shkëlqyer për Kastriotin. Mbrojtësi Çela i vetëm përballë portierit Dajsinani gabon duke gjuajtur topin mbi traun e portës.

 

35’ –  Një driblim i bukur i Bardhit pasohet nga një goditje e fortë, por trajektorja e topit është e gabuar dhe topi përfundon në rivënie anësore.

14′ – Goool !Një pas i zgjuar i Bregut gjen Muzakën, i cili i vetëm përballë portierit Çekrezi nuk gabon. Lojtarët e Kastriotit kontestojnë për pozicion jashtë loje.

4′ – Një dalje e shpejtë e portierit Çekrezi u mohon një rast të shkëlqyer skuadrës së Skënderbeut.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.