DIREKT/ Krasniqi gjen golin e parë si korçar, qteësi në Lushnje

Lushnja thuajse e dorëzuar pret Kukësin, që në 2018-ën ka vetëm një humbje, nuk duhet harruar që në fazën e dytë kuksianët u befasuan në shtëpi nga myzeqarët që fituan 1-3 në “Zeqir Ymeri”. Kampionët në këtë ndeshje vijnë me mungesën e Elis Bakajt, që tashmë zyrtarisht i ka lënë kampionët për një aventurë të re në Bjellorusi.

Në Korçë Skënderbeu pret Laçin, që vjen me moralin lart pas fitores së fundit në kampionat me Vllazninë. Bardhezinjtë janë ndër të paktat ekipe që kanë arritur të marrin maksimumin ndaj kryesuesve këtë sezon.

E diel, 14:00, java e 23-të 

Lushnja-Kukësi 1-2

Shënues: Canka 45+1′ / Idrizi 42′, Guri 43′

GOLAT

42′ – Ethemi mjaft bukur hedh një top te Idrizi, i cili e sheh veten të vetëm me Bejten, duke mos e pasur të vështirë që të shënojë.

43′ – Pak sekonda pas Idrizit, është Guri që me një kthesë të bukur brenda zone shënon golin e dytë.

Canka 45+1′ – Aksion i bukur i vendasve, Canka nga brenda zone tregohet i saktë.

Lushnja: Bejte, Pepa, Alushi, Bufazi, Ruço, Prençi, Magani, Meto (Gava 46′), Papa (Çela 69′), Canka (Pergjini 75′), Sefa.  Trajner: Dritan Çuko. Të gatshëm: Spaho, Taullau, Mone, Bizhyti.

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Kale, Shkodra (Imami 81′), Ethemi (Zhderiç 65′), Guri. Trajner: Peter Pakult. Të gatshëm: Frashëri, Ymeraj, Peposhi, Ebipi, Balde, .

Kartonë të verdhë: Shameti 86’/ Pepa 61′ Canka 62′

Skënderbeu-Laçi 4-0

Shënues: Aliti 4′, Soue 36′, 56′, Krasniqi 84′

GOLI

4′ – Muzaka hakron nga një goditje këndi, Aliti me kokë tregohet i saktë dhe gjen rrugën e rrjetës.

36′ – Soue realizon mjaft bukur, pas një pasimi me kokë nga ana e Ditës.

56′ – Një harkim nga Muzaka, nuk largohet siç duhet nga brojtja kurbinase, Soue në shtyllën e dytë mjaft bukur realizon golin e dytë personal.

84′ – Krasniqi mjaft bukur avancon para dhe godet saktë, duke katërfishuar rezultatin.

Skënderbeu: Shehi, Radas, Aliti, Mici, Dita, Vangjeli, Muzaka (Lilaj 79′), Gavazaj (Sahiti71′), Ninaga, Xhejms, Soue (Krasniqi 76′). Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Teqja, Abazi, Vila, Kaba.

Laçi: Slemani, Shtubina (Xhixha 46′), Qaqi, Lulaj, Sefgjini, Gjoni (Jonuzi 63′), Bardhi, Eskerda, Fangaj, Uzuni (Zogaj 46′), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani: Të gatshëm: Vata, Shala, Bushi, Prodani.

Karton i verdhë: Vangjeli 41′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online