DIREKT/ Skënderbeu-Flamurtari, nis super ndeshja

Skënderbeu pret sot Flamurtarin dhe është një nga ato ndeshje që rëndom quhen “finale, që vlejnë sa një sezon”. Në fakt, është herët për të thënë kështu, duke parë që jemi në mesin e kampionatit, por është e qartë që fitorja e Skënderbeut çon gjysmë titulli në Korçë.

Për ndeshjen e sotme trajneri vendas Ilir Daja nuk ka në dispozicion mesfushorët Bakari Nimaga dhe Afrim Taku, por formacioni dihej dhe asnjëri prej tyre nuk prish shumë punë në këtë moment, duke parë që Taku nuk është kthyer ende nga Amerika.

Ndërkaq, te Flamurtari ka surpriza, sepse Ditmar Bicaj nuk është në formacion titullar, ndryshe nga sa pritej. Qendërmbrojtësi i fuqishëm ka ende probleme fizike dhe Shpëtim Duro nuk do të rrezikojë, duke i besuar sërish dyshes Veliu-Pollozhani.

Për pasojë, në mesfushë nuk do të luajë Pollozhani, por Zuka në krah të Useinit, ndërsa Duro guxon, duke luajtur me 4 sulmues, me debutuesin Muarem Muarem që do të ketë për detyrë të bëjë mesfushorin ofensiv, ashtu si Nedjelkoviç e Danilo Alvesh, në një skemë 4-2-3-1, super sulmuese.

Kategoria Superiore, java e 19-të

Ora 18:00, stadiumi Skënderbeu, Korçë

SKËNDERBEU – FLAMURTARI      0-0

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici; Osmani, Lilaj, Muzaka; Gavazaj, Xhejms Adeniji, Soue. Trajner: Ilir Daja

Të gatshëm: Teqja, Aliti, Dita, Demte, Vila, Gripshi, Sahiti.

Flamurtari: Nurkoviç; Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta; Useini, Zuka; Nedjelkoviç, Muarem; Danilo Alvesh; Busiç. Trajner: Shpëtim Duro

Të gatshëm: Sali, Deliaj, Bicaj, Hyseni, Ardit Hoxhaj, Kamara, Tunkara

Arbitra: Andi Koçi, Egin Doda, Ermal Barushi, Fatmir Lamaj. Arbitra linje: Olsid Ferataj, Klodian Shahini

EPISODET

5′ Skënderbeu në sulm, top i gjatë Xhejms, por del me shpejtësi portieri Nurkoviç dhe asnjë rrezik.

11′ Soue futet në zonë dhe rrëzohet pas kontaktit me Pollozhanin. Asnjë faull, vendim mëse i saktë i arbitrit Koçi.

12′ Start i qetë, skuadrat po studiohen, por Flamurtari krijon një gjysmë rreziku. Useini nga e djathta e sulmit fut një top në zonë dhe aty Danilo Alvesh nuk e gjuan topin si duhet, nga një pozicion shumë i mirë. Asnjë rrezik për Shehin, por ishte një aksion shumë i rrezikshëm.

16′ Super rast Flamurtari, nëse Bushiç do e kontrollonte topin në zonë. Mbrojtja korçare e la vetëm, kujtoi se ishte pozicion jashtë loje, por kapiteni i Flamurtarit, i vetëm në hyrje të zonës, nuk e kontrolloi dot pasimin, me topin që i shkau nga këmbët.

36′ Mici është shumë aktiv në krahun e majtë të sulmit të Skënderbeut. Fillimisht fitoi një goditje dënimi shumë pranë zonës, që nuk prodhoi rrezik, ndërsa më pas me një depërtim të shpejtë iu afrua zonës, por gjuajtja e fortë me të majtën përfundoi jashtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *