DIREKT, Skënderbeu e mbyll, Kukësi barazon

Katër ndeshje në orën 13.00, Partizani-Kamza 3 orë më vonë: sot luhet java e 18-të e Kategorisë Superiore, mbyllet faza e dytë. Skënderbeu kryesues edhe pas kësaj jave, por pikëpyetja është se sa pikë do të jetë distanca me vendin e dytë.

Korçarët në Shkodër, ndeshje aspak e thjeshtë, por goxha më të vështirë e ka Flamurtari ndjekës, në Kukës, aty ku nuk ka marrë kurrë pikë.

Vlonjatët janë pa Bicaj dhe Muarem, dy emra të rëndësishëm, me të dytin që ende nuk ka debutuar dhe konsiderohet goditja e madhe e janarit në Shqipëri.

Në Shkodër mungojnë Erjon Vucaj dhe Orelesi për Vllazninë, ndërsa Skëndebreu është i plotë, sepse Radas do të luajë pas shlyerjes së një ndeshjeje pezullim.

Luftëtari luan në Lushnjë pa Dejvi Bregun, në një sfidë ku barazimi vlen pak, ndërsa Teuta kërkon të ndalë krizën në Laç, ndaj një rivali në superformë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

KUKËSI – FLAMURTARI       1-1

Shënues: Bakaj 82′ pen. / Danilo Alvesh 41′

KUKËSI: Koliçi, Zhderiç, Shameti, Musolli, Rrumbullaku, Et’hemi, Dzaria, Shkodra, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Piter Pakult

FLAMURTARI: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Zuka, Useini, Nedeljkoviç, Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Siljanovski 2′, Musta 27′

GJYQTARË: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Paulin Simoni; Mbrapa porte: Blerim Ziri, Indrit Myrtja

GOLI

41′ Goditje nga këndi për Flamurtarin, topi devijohet me kokë nga një futbollist kuqezi dhe nga pak metra Danilo Alvesh nuk fal. Goli i dytë i brazilianit në 4 ditë.

 

SKËNDERBEU – VLLAZNIA     3-1

Shënues: Vangjeli 32′,Lilaj 61′ pen., Muzaka 75′ / Berisha 6′

SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Gavazaj, Soue, Xhejms,  Trajner: Ilir Daja

VLLAZNIA: Sherri, Pjeshka, Malota, Berisha, Mersini, Çinari, Tafili, Krymi, Kalaja (Ribaj 35′), Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Kartonë të verdhë: Mersini 20′, Krymi 25′ / Osmani 26′, Soue 30′

GJYQTARË: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Proletar Puto, Fation Xhemalaj

GOLAT

6′ Goditje dënimi në të djathtë të sulmit shkodran, kros në zonë, ku Sedat Berisha me kokë, i vetëm, nuk fal.

32′ Edhe Skënderbeu barazon ashtu si shënoi Vllaznia. Kros në zonë dhe Vangjeli me kokë nuk fal.

 

LAÇI – TEUTA      0-0

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Jonuzi, Shtubina, Bardhi, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

TEUTA: Kastrati, Gjeorgjievski, Shehi, Bilali, Alhasan, Hrkac, Hila, Lajthia, Çyrbja, Karim, Latif. Trajner: Stavri Nica

GJYQTARË: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Redvan Shaba, Olsid Ferataj

 

LUSHNJA – LUFTËTARI     0-0

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prençi, Bufasi, Ruço, Alushi, Gava, Papa, Pepa, Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja

LUFTËTARI: Ruçi, Liçaj, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Rapo, Abazaj, Rroca, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

GJYQTARË: Kridens Meta, Denis Rexha, Redian Dobruna, Kreshnik Cjapi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *