DIREKT/ Skënderbe i bukur, mungon vetëm goli

0

Europa League, 19 tetor 2017, ndeshja e tretë, “Elbasan Arena”, 21:05

Skënderbeu                0

Partizani Beogradit    0

 

NDESHJA

Janë zbardhur formacionet e ndeshjes së Skënderbeut me Partizanin e Beogradit. Nuk ka asnjë surprizë në formacionet e të dyja skuadrave.

Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Muzaka (Osmani 90+1′), Dita (Shkodra 80′), Taku, Vangjeli, Radas (Aliti 32′), Xhejms, Lilaj, Soue. Të gatshëm: Teqja, Beneja, Sahiti, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

Partizani Beogradit: Stojkoviç, Tauamba (Ozegoviç 66′), Vuliçeviç, Tosiç, Jankoviç, Soumah, Jevtoviç, Bilher, Miletiç 1, Mitroviç, Miletiç 2. Të gatshëm: Joviçiç, Iliç, Ostojiç, Radin, Antonov. Pantiç. Trajner: Miroslav Xhukiç.

Gjyqtarë: D. Stefanski, M. Boniek, D. Golis, K. Mirmus. Pas porte: B. Frankovski, Z. Dobrynin.

Kartonë të verdhë: Lilaj 38′ Jashanica 61′, Mici 90’/ Tauamba 34′, Tosiç 90′, Miletiç 62′

Episodet

90+1’ – Me fat Skënderbeu, pasi në ekzekutimin e një goditje këndi, miqtë godasin shtyllën me anë të Miletiç 1.

90’ – Shehi sërish vendimtar me pritjen e tij, këtë radhë Tosiç synon të befasojë nga distanca.

89’ – Soumah ka një mundësi për shënim, por ndërhyrja spektakolare e Shehit i mohon golit.

78’ – Një top i gjatë në drejtim të portës së Stojkoviç sulmohet nga Xhejms, portieri i Partizanit fiton duelin e shpejtësisë.

72’ – Jevtoviç provon nga distanca, devijimi i Shehit çon topin në këndore.

62’ – Dita i heq mundësinë Tamarasë për të shënuar shumë pranë portës së Shehit.

59’ – Skënderbeu kundërzbret me Souen që në momentin e parë provon me të djathtën, Miletiç ndërhyn duke çuar topin në këndore.

53’ – Mici mjaft bukur vertikalizon për Xhejmsin që fiton terren, në afërsi të zonës serbe pason për Souen që godet, por ndërhyrja e mbrojtësit mik çon topin në këndore.

30’ – Xhejms avancon nga e djathta dhe godet bukur, vendimtare ndërhyrja e një prej mbrojtësve miq, që i jep mundësinë portierit të neutralizojë topin.

24’ – Skënderbeu rrëmben një top në mesfushë dhe Xhejms del i vetëm përballë portierit, në momentin e fundit as nuk godet dhe as nuk pason, duke i dhënë mundësinë mbrojtjes serbe të largojë rrezikun dhe duke shpërdoruar janë mundësi ideale për shënim.

10’ – Provon dita që të befasojë portierin serb me një goditje nga distanca, por tregohet i pasaktë.

7’ – Miqtë tentojnë me Vuliçeëviç, por Shehi neutralizon goditjen nga distanca

4’  – Taku provon nga distanca, topi përfundon jashtë porte.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image