Senegali start ëndrrash, Polonia është zhgënjim total

Festë afrikane, Senegali triumfon dhe e nis shkëlqyeshem Botërorin.

Pritej një Poloni më e mirë, emrat janë cilësorë, por edhe Senegali nuk mbetet pas në këtë drejtim.

Një ndeshje aspak e bukur realisht, por nuk është faji i Senegalit.

Dy gola afrikanët i shënuan, të dy për faj të Polonisë, sepse aksionet sulmuese të Senegalit u nisën nga gafa te polakëve.

Poloni dëshpëruese, shumë larg pritshmërisë, me grupin që ndërlikohet shumë, sepse radhë Kolumbia e Polonia janë nën presion të madh dhe të paktën një prej tyre do të digjet tashmë.

Senegali ka bërë goditje të madhe, ashtu si Japonia më herët, por në ndryshim nga Japonia, duket një skuadër e aftë të bëjë gjëra të rëndësishme.

POLONI – SENEGAL 1-2

Shënues: Krihoviak 86′ / Cionek 38′ aut., Niang 62′

86′ GOL POLONIA!  Krihoviak bën autokritikë për golin që i fali Senegalit. Goditje dënimi, mesfushori me kokë shënon dhe VAR sërish në skenë për një pozicion jashtë loje të pretenduar nga Senegali, por goli është i rregullt.

62′ GOL SENEGALI! Gafë qesharake e Krihoviak. Mesfushori kthen një top në mënyrë absurde që nga mesfusha drejt portierit, por nuk gjuan me forcë dhe Mamadu Niang fiton duelin e shpejtësisë me Shçesnin, duke shënuar. Senegali në festë, fitorja është një dhuratë polake.

PUSHIMI I NDESHJES – Pritej ndeshje e hapur e sulmuese, por Polonia e Senegali janë treguar shumë të kujdesshme. Ashtu si pritej, Senegali ka treguar se ka një ekip të pjekur e shumë cilësor, që e kontrolloi shumë mirë Poloninë dhe goditi në kundërsulm, duke shënuar edhe me ndihmën e fatit. Gjithsesi, avantazhi është i merituar, kundër një Polonie që ka zhgënjyer.

38′ GOL SENEGALI! Afrikanët befasojnë Poloninë, që shënon në portën e vet. Niang rrëmbeu një top në mesfushë dhe nisi kundërsulmin. Një gjuajtje nga distanca nga Gueje devijohet në mënyrë të pafat nga Cionek!

30′ Polonia nuk arrin të gjejë hapësira. Senegali del mirë në kundërsulm dhe Niang duhej të shfrytëzonte me mire një situatë të shkëlqyer pak minuta më parë.

15′ Ende asnjë rast, shumë ekuilibër në fushë.

1′ NIS NDESHJA

Polonia e nis Botërorin ndaj Senegalit dhe pritet të vuajë, sepse afrikanët kanë një skuadër shumë të talentuar dhe interesante, që mund të rezultojë në një nga surprizat e Botërorit.

Polonia nuk ka humbur asnjë nga 3 ndeshjet e fundit dhe ka një skuadër me shumë eksperiencë, por në Kupën e Botës ka humbur 6 nga 8 ndeshjet e fundit, duke mos shënuar në asnjë nga disfatat e pësuara.

Në fazën kualifikuese Polonia ishte një “makinë” golash, sepse 10 ndeshjet e fundit i ka nxjerrë ‘lart’ me gola, ndërsa në 6 nga 7 ndeshjet e fundit kualifikuese fitoi që në pjesën e parë.

Megjithatë, edhe Senegali shkëlqeu në kualifikuese, duk shënuar të paktën 2 gola në 7 nga 8 ndeshjet e fundit, ndaj sot mund të dalë në dritë një ndeshje e bukur e me shumë gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online