Rusia fluturon në turin e ardhshëm, Egjipti largim i trishtë

Ishte grup i lehtë, dakord, por nëse shënon 8 gola në 2 ndeshje, nuk është rastësi. Rusia ka fituar sot 3-1 ndaj Egjiptit dhe fluturon në turin e ardhshëm, duke e bërë më së miri detyrën, me mision kryesor pikërisht kalimin e fazës së grupeve.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Rusët dominuan, nuk pritej, përballë një Egjipti që luajti mjaft mirë ndaj Uruguait dhe vetëm fati deshi që të mos merrte pikë.

Sot kthehej edhe Salah, por ishte e kotë, sepse Rusia e pati të lehtë në pjesën e dytë. Në pak minuta Egjipti shënoi autogol dhe u shkërmoq shumë shpejt, ndërkohë që Salah shënoi një gol ngushëllimi, të paktën në aspektin personal.

Tashmë Egjipti duhet të tentojë të marrë pikë në ndeshjen e fundit kundër Arabisë Saudite, rival i kalueshëm, por do të jetë një betejë për të evituar vendin e fundit, asgjë më shumë, ndërsa Rusia do të luajë për kreun kundër Uruguait.

RUSI – EGJIPT      3-1

Shënues: Fathi 47′ aut., Çerishev 59′, Xjuba 62′ / Salah 72′ pen.

72′ GOL EGJIPTI! Gol nderi, me shumë gjasa, me Salah që shënon emrin e vet në listën e shënuesve në këtë Botëror. Një penallti e akorduar edhe me ndihmën e VAR-it, sepse Salah u rrëzua në hyrje të zonës. Vetë ylli i Egjiptit shënon, edhe pse Akinfeev ishte në trajektore.

62′ GOL RUSIA! Festa vazhdon në Rusi, vjen edhe goli i tretë dhe stadiumi në Shën Petersburg është zjarr.

59′ GOL RUSIA! Egjipti tentoi të barazonte, por nuk ka forcë në sulm. Ndërkaq, në kundërsulm Rusia godet sërish dhe ashtu si në ndeshjen hapëse, Çerishev shënon dhe është goli i tretë në Botëror.

47′ RUSIA NË AVANTAZH! Sa i pafat Egjipti, që shënon në portën e vet. Një kros i larguar nga portieri egjiptian, më pas një gjuajtje pa pretendime, por Fathi i shqetësuar nga Xjuba e çon topin në rrjetën e vet!

42′ Salah tenton me të majtën dhe topi shkon paksa jashtë. Rreziku më i madh që ka krijuar Egjipti sot.

25′ Vazhdon Rusia të bëjë lojën. Rusët, të shtyrë nga tifozët, po ushtrojnë presion, ndërsa Salah është i izoluar përpara dhe Egjipti nuk arrin të krijojë raste.

6′ E nis fuqishëm Rusia! Disa sulme rresht dhe fillimisht Ignasheviç godet me kokë, por në duart e portierit, ndërsa më pas Golovin tenton nga distanca, por paksa jashtë.

1′ NIS NDESHJA

Nisin ndeshjet e dyta në grupin A dhe është që tani shansi i fundit për Egjiptin, që përballet me Rusinë vendase duke e ditur se me shumë gjasa barazimi nuk i vlen. Rusët shkëlqyen në debutim ndaj Arabisë Saudite dhe ishin një ndër dy ekipet e pakta që kanë fituar me më shumë se një gol diferencë deri tani në Kupën e Botës.

Ndërkaq, Egjipti luajti shumë mirë, por u mund nga Uruguai dhe sot shpreson shumë te kthimi i Salah, për të arritur fitoren që do të afronte ndjeshëm kualifikimin. Sfidë shumë e vështirë për t’u parashikuar, faktori fushë dhe entuziazmi ndihmojnë Rusinë, por nëse Salah është në formë perfekte, gjithçka mund të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online