DIREKT/ Ramadani shënon me penallti, Luftëtari në avantazh

Luftëtarit i duhet dhe 1 pikë për të qenë matematikisht forca e tretë e kampionatit dhe ka mundësinë që ta garantojë sot në shtëpi, në takimin me Skënderbeun. Kotrçarët edhe një herë tregojnë se janë të pamotivuar dhe tekniku Daja ka aktivizuar ato lojtarë që nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion. Një ndeshje pa shumë presion pritet të zhvillohet me skuadrat që mund të luajnë hapur sot.

 

Luftëtari 3–1 Skënderbeu

Shënues: Liçaj 35′, Ramadani 72′, bregu 81’/ Soue 32′ (pen)

GOLAT

32′ – Soue tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

35′ – Abazaj tenton dhe gjen shtyllën, topi kthehet në lojë te Liçaj që lehtësisht e shtyn topin drejt rrejt.

72′ – Ramadani tregohet i saktë nga pika e bardhë e panalltisë dhe kalon të tijtë në avantazh.

81′ – Radha e Bregut për të shënuar golin e tretë.

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj (Demo 57′), Beqiri, Rapa, Xhekson Rapo, Aleksi, Bregu, Ramadani, Shkurtaj, Abazaj. Trajner: Hasan Lika. Të gatshëm: Ruçi, Lamçja, Janku, Pergjini, Ziaj, Minga.

Skënderbeu: Teqja (Dajsinani 55′), Dita, Sambou, Aliti, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Krasniqi (Mara 58′), Soue (Pëllumbi 63′). Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Lilaj, James, Gavazaj, Vila.

 Kartonë të verdhë: Aleksi 30/ Aliti 34′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *