DIREKT: Përmbysje e çmendur, çfarë goli nga Liverpuli (VIDEO)

Liverpul dhe Barcelona kanë zbardhur lojtarët e formacionit titullar të përballjes së sotme. Miqtë nga Katalonja nuk kanë bërë asnjë ndryshim nga formacioni i ndeshjes së mëparshme, ndërkohë e kundërta ka ndodhur me Klop.

Tekniku gjerman ka bërë ndryshime në çdo repart. Në mbrojtje Gomez është zëvendësuar me Alekandër-Arnold, ndërsa mesfusha nuk është me katër lojtarë, por me tre: Milner, Fabinjo dhe Henderson.

Mbi treshen e mesfushës vendoset një “trinom” i improvizuar për shkak të dëmtimeve të Firminos dhe Salah. Brazilianin e zëvendëson sulmuesi belg Origi, ndërsa Shaqiri i është besuar vendi i lënë bosh nga Salah.

Liverpul – Barcelona  4-0 (0-3)
Origi 7’ 80′, Vijnaldum 54’ 56’

EPISODET – 

80’ – Gooool Liverpuli, përmbysje e çmendur në “Anfield”. Origi shënon të dytin personal dhe të katërtin për Liverpulin. Fantastikë të kuqtë e Jurgen Klop

56’ – Goool Liverpuli, Vijnaldum shënon sërish. Pas një krosimi perfekt nga e majta, mesfushori kërcen më lart se të gjithë dhe shënon me kokë. Baraspeshë totale!

54’ – Goool Liverpuli, përmbysja shumë pranë. Vijnaldum, i futur në pjesën e dytë, shfrytëzon mjaft mirë krosimin e Arnold dhe ndëshkon Ter Shtegen. Rihapen fatet e kualifikimit

7’ – Goool Liverpuli! Divok Origi arrin të gjejë rrjetën që në minutën e 7’ të takimit, duke mposhtur Ter Shtegen. Gjuajtja e Henderson pritet nga portieri gjerman, por Origi është në vendin e duhur për të shënuar me portën e boshatisur.

 

Formacionet e takimit:

Liverpul – Alison, Aleksander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinjo, Milner, Henderson, Shaqiri, Mane, Origi. Trajner: Jurgen Klop

Barcelona – Ter Shtegen, Roberto, Pike, Longle, Alba, Rakitiç, Buskets, Vidal, Kutinjo, Suarez ,Mesi. Trajner: Ernesto Valverde

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *