DIREKT/ Partizani më kërkues, ka pretendime për një 11-metërsh

0

Partizani është mundur minimalisht nga Maribori në “Selman Stërmasi” në ndeshjen e parë kualifikuese të raundit të parë të Europa Leagues. Të besuarit e Skënder Gegës zhvilluan një 90 minutash pozitiv, por në fund nuk arrijnë që ta gjejnë dot golin. Ndeshja nisi mirë për “të kuqtë” që rrezikuan me Asanin që në minuta e para. Miqtë në fraksionin e parë do të rrezikonin seriozisht me anë të Kramariç, por falë Hoxhës porta mbeti e paprekur.

Me nisjen e pjesës së dytë mjaftoi një pakujdesi në mbrojtjen e Partizanit që sllovenët të shënonin golin që do të vuloste ndeshjen. Menjëherë pas një rasti të mirë për “demat”, Bajde shmangu Belicën dhe arriti që të shënonte golin që vulosi ndeshjen. Pak minuta më vonë, një pengim i Asanit brenda zonës mike nuk u konsiderua si një penallti nga ana e kryesori të ndeshjes, i cili vazhdoi lojën. Në minutat e mbetura Partizani nuk nguroi që të kërkonte barazimin, por Maribor ishte i vendosur mirë në fushën e lojës. Në minutat shtesë, ishte portieri mik Handanoviç që ishte deçiziv me pritjen e tij, duke i mohuar golin Abdurahimit.

Ndërlikohet në këtë mënyrë çështja e kualifikimit për kryeqytetasit, që një javë më pas do të luajnë ndeshjen e kthimit në Slloveni. Një mision shumë i vështirë për Partizanin, për të mos thënë

Europa League/ Raundi i parë

Ndeshja e vajtjes

Partizani 0-1 Maribor

Shënues:  Bajde 48′

Partizani: Hoxha, Belica, Gojkoviç, Progni (Nikoliç 64′), Asani, Telushi, Trashi, Mala (Abdurahimi 74′), Ibrahimi, Hila, Kalari (Bardhi 57′). Trajner: Skënder Gega. Të gatshëm: Xhixha, Hysenaj, Bitri, Atanda.

Maribor: Handanoviç, Shuler, Tavares (Mlakar 80′), Vërhovec, Zahoviç, Bajde, Dervisheviç, Milec, Viler, Ivkoviç, Kramariç (Hotiç 64′).   Trajner: Darko Milaniç. Të gatshëm: Cotman, Pihler, Vërshiç, Rajçeviç, Meshanoviç.

Gjyqtarë: Zherom Brisard, Mehdi Rahmuni, Filip Zhane, Johan Hamel.

Kartonë të verdhë: Trashi 48′, Dervisheviç 56′

RASTI I DISKUTUESHËM

58’ – Asani shmang bukur nga e djathta një prej mbrojtësve kundërshtar dhe pengohet, asgjë për gjyqtarin, megjithatë pamjet tregojnë se kontakt ka pasur.

 

GOLI

49′ – Bajde merr një top nga e djathta dhe i vetëm me Bleicën nuk e ka të vështirë të futet në zonën e Partizanit, ku godet dhe shënon qetësisht.

 

DIREKT

35′ – Pas harkimit nga e djathta Kramariç provon me kokë, por nuk e gjen dot kuadratin e portës së Partizanit…

29′ – Progni rrëzohet brenda zonës. Partizani pretendon për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

Pak pushim për të dyja skuadrat për të shuar etjen, pasi po luhet në temperatura mjaft të larta.

21′ – Kramariç del i vetëm me Hoxhën, por ndërhyrja e kapitenit të të kuqve është deçizive, duke shpëtuar të tijtë nga një gol i sigurt.

18′- Ndeshje pa shumë raste deri më tani, të dyja skuadrat studiojnë njëra-tjetrën dhe ngruojnë që të dalin para. partizani disi më kërkues dhe shtyn më shumë drejt portës së sllovenëve.

Numër i konsiderueshëm tifozësh në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku nuk mungon tifogrupi “Guerils” !

Edon Hasani ndjek ndeshjen nga tribuna VIP. mesfushori shkodran ende nuk e ka zgjehdur skuadrën që do tq vazhdojë karrierën e tij dhe zgjedh që të mbështesë skuadrat shqiptare në arenën ndërkombëtare. 

2′- Mala rrëmben një top dhe pason për Asanin, ky i fundit godet nga e djathta, por pret portieri mik.

1′-NIS NDESHJA!

PJESA E PARË

Barazim pa gola në 45 minuta e para të ndeshjes mes Partizanit dhe Mariborit. Një ndeshje me pak raste të rrezikshme, ku ekipet studiuan mirë lojën e njëra-tjetrës. Partizani e nisi vrullshëm takimin me një rast që nuk u shfrytëzua siç duhet nga Asani. Në anën tjetër episodi më i rrezikshëm u regjistrua nga Kramariç, i cili doli i vetëm me Hoxhën, por kapiteni i “demave” u tregua deçiziv me ndërhyrjen e tij. “Të kuqtë” ishin disi më kërkues, por miqtë ishin mjaft të rrezikshëm në rastet kur dilnin përpara. Fraksioni i parë përfundoi me një rast për sllovenët, megjithatë rreziku u neutralizua nga Hoxha.

Partizani do të luajë ndeshjen e parë në raundin e parë kualifikues të Europa Legues ndaj Maribortin, në “Selman Stërmasi”. Bën debutimin e tij tekniku Skënder Gega në stolin e ”demave”, i cili do tentojë një mrekulli. Kualifikimi është një mision mjaft i vështirë, përballë do të jetë një skuadër me shumë kualitet, që edicionin e shkuar ka qenë pjesë e grupeve të Champions Leagues.

Befason tekniku tropojan, i cili zgjedh të luajë pa një sulmues të mirëfilltë, me Prognin që është përshtatur si sulmues dhe Asanin e Trashin që do e ndihmojnë nga krahët. Vetëm Hila do të jetë në fushë që nga minuta e parë nga lojtarët që janë afruar këtë merkato.

Tek skuadra e Mariborit e nis ndeshjen nga stoli lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë, Valon Ahmedi. Miqtë do të rreshtohen në fushë me një skemë 4-4-2.

 

Formacionet zyrtare të ndeshjes!

Skuadra e Mariborit para nisjes së takimit.

Skuada e Partizanit para nisjes së takimit! 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.