Direkt, Partizani e bën “sefte”, gjithçka në ekuilibër në Durrës

0

Luhen dy ndeshjet e fundit të javës së pestë të Kategorisë Superiore. Në Durrës Teuta sfidon Partizani që është i dënuar për të fituar. Paralelisht në Korçë vendasit e Skënderbeut presin Laçin.

Teuta e ka nisur ndeshjen vrullshëm teksa ka shënuar golin e parë me Dostin, por dhe ka shpërdoruat një 11-metërsh me kapitenin Lena.

Lorenc Trashi ka realizuar golin e parë sezonal për partizanin. Mesfushori ka shënuar 2 minuta para fundit të pjesës së parë për të vendosur ekuilibrin në “Niko Dovana”.

Në Korçë vendasit po ashtu kanë arritur të kalojnë në avantazh falë një autogoli të Sozës. Minutat në vazhdim nuk kanë sjellë ndryshim rezultati.

Kategoria Superiore – Java 5 
E enjte, më 12 tetor, ora 17:00

Teuta 1–1 Partizani

Shënues: Dosti/ Trashi
Teuta: Moçka, Beqja Hrkaç, Shkalla, Hakaj, Hila, Lena, Dosti, Çyrbja, Dediç, Latif. Trajner: Gugash Magani
Partizani: Hoxha, Progni, Krasniqi, Atanda, Kalari, Batha, La Kamera, Vila, Trashi, Adorjan, Sukaj. Trajner:Mark Juliano

Gjyqtarë:Remzi Sadiku, Denis Rexha, Rudin Preça, Orgest Grabova
Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Astrit Dervishi

Skënderbeu 1–0 Laçi

Shënues: Soza (autogol)
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Taku, Lilaj, Dita, Muzaka, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja
Laçi: Selmani, Ademir, Qaqi, Fangaj, Sefgjini, Nika, Gjoni, Bardhi, Jonuzi, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner:Gentian Mezani

Gjyqtarë:Klodian Shahini, Rejdi Avdo, Herald Lisaku, Andi Koçi
Delegat: Petrit Haxhija; Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here