DIREKT/ Nuk kanë fund golat në Antalia, shënon i sapofuturi Akbaba

E hënë, 18:30, miqësore

Turqi 2

Shqipëria 3

Shënues: Ynder 47′, Akbaba 60′ /Sadiku 24′, 39′, Grezda 55′

Turqia: Babaxhan, Aziz (Këjbashë 46′), Sëjynxhy, Jardëmxhë (Tufan 46′), Jukuslu, Çalhanoglu (Jusuf 75′), Ëzjakup, Turan (Demirok 46′), Ynder (Ynal 72′), Karaman (Akbaba 60′), Tosun.

Trajner: M. Luçesku

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Lenjani (Ajeti 66′), Lilaj (Lila 86′), Roshi (Qaka 66′), Xhaka, Memushaj, Grezda (Ajdareviç 82′), Sadiku (Aliji 66′).

Trajner: K. Panuçi

Kartonë të verdhë: Aziz 41′, Tufan 78’/ Memushaj 32′, 41′

Karton i kuq: Memushaj 41′

 

GOLAT

24′ – Aksion model i kuqezinjve. Roshi avancon deri pranë fundore në krahun e djathtë dhe pason për Sadikun në shtyllën e dytë që tërhiqet disi dhe godet me të parën, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë

39’ – I njëjti film e njëjta histori, aktorët janë të njëjtë dhe përfundimi gjithashtu, Roshi harkon sërish për Sadikun, me sulmuesin që këtë herë me kokë gjen golin e dytë.

47’ – Nis me gol pjesa e dytë. Një harkim nga e majta shkon te Ynder që shtyn topin drejt rrjetës, duke ngushtuar diferencën

55’ – Hysaj jep një top mjaft të bukur për Sadikun, i cili kontrollon siç duhet por humbet ekuilibrin. Grezda ndjek aksionin dhe me të majtën mposht portierin, duke gjetur golin e parë si kuqezi.

60’ – Një aksion perfekt i vendasve. Akbaba i sapo futur në fushë gjen mbështetjen e Tosun që mashtron portierin duke lënë topin pas, duke i krijuar mundësinë sulmuesit të gjejë golin e 2 për turqit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=SjYW_iHC9Cs

https://www.youtube.com/watch?v=gHwuvpvWzdY

EPISODET

10’ – Tosun nga jashtë zone provon me të djathtën e tij. Neutralizon Berisha i sigurt.

12’ – Çalhanoglu provon sërish për vendasit, por pa rezultat.

17’ – Çalhanoglu hedh një top brenda zone nga ekzekutimi i një goditje dënimi, Jukuslu godet me kokë, por topi përfundon jashtë.

18’ – Tosun shaget bukur nga e djathta dhe godet, vendimtare ndërhyrja e Berishës që largon rrezikun.

22’ – Tosun e gjen veten të vetëm me Berishën, tentativa e tij devijohet nga “gardiani” i Shqipërisë.

37’ – Çalhanoglu tenton nga brenda zone, topi përplaset te një nga futbollistët kuqezi.

78′ – Xhaka provon nga një goditje dënimi, topi shkon mbi traversë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online