DIREKT/ Mungon goli në Gjirokastër, Vllaznia menaxhon avantazhin

Luhen ndeshjet e para të javës së 28-të në Kategorinë Superiore. Në Gjirokastër Teuta do të kërkojë që të bëjë mirë ndaj Luftëtarit që ka treguar një formë mjaft të mirë. Durrsakët duan që të mos humbasin ritmin e Vllaznisë tani që janë vetëm 1 pikë larg shkodranëve, pasi ndeshja e radhës është pikërisht ndaj veriorëve. Luftëtari synon suksesin për të vijuar rrugën drejt vendeve të para, për të arritur një biletë europiane. Në Shkodër, Vllaznia duhet të bëjë detyrën ndaj Lushnjes. Të besuarit e Gjokës nuk duhet të gabojnë ndaj myzeqarëve që vetëm matematika i mban ende në Superiore. Një takim në letër i lehtë për kuqeblutë, megjithatë duhet kujdes, sepse Lushnja ka treguar se e respekton maksimalisht kampionatin.

PJESA E PARË

Vllaznia  po merr një fitore me shumë vlerë në shtëpi ndaj Lushnjës me rezultatin 3-0. Kanë zgjidhur gjithccka shkodranët që në 15 minutat e para të ndeshjes. Xhevahir Sukaj fillimisht realizoi që në minutën e 6-të, ndërsa më pas me një goditje nga distanca ishte Ribaj që dyfishoi. Në sekondat e fundit të pjesë s së parë Sukaj ka realizuar një “xhevahir” të vërtetë, pasi ka mposhtur portierin mik nga gjysmëfusha  e tij.  Një rezultat që i jep qetësi skuadrës së Ernest Gjokës për 45 minutat e dyta. Në Gjirokastër barazim pa gola mes vendasve të Luftëtarit dhe Teutës. Një ndeshje mjaft interesante, me gjirokastritët që kanë rrezikuar më shumë, pasi i janë afruar golit disa herë me Shkurtajn dhe Bregun, me këtë të fundit që ka goditur dhe traversën. Në sekondat e fundit Hila ka shpërdoruar një rast shumë të volitshme, por mesfushori gaboi në goditjen e tij.

Vllaznia 3-0 Lushnja

Shënues: Sukaj 6‘, 45′, Ribaj 15′

GOLAT

6′ – Sukaj befason me goditjen e tij portierin e Lushnjes, duke kalaur të tijë në avantazh

15′ – Pasim perfekt i Vucajt, Ribaj nga jashtë zone godet bukur dhe dyfishon rezultatin.

45′ – Sukaj provon nga gjysmëfusha e tij, dalje e gabuar e portierit dhe topi përfundon në rrjetë.

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Berisha, Orelesi, Mersini, Lika, Krymi, Vucaj (Tafili 59′), Çinari (Kalaja 63′), Sukaj (Pusi 79′), Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Selimaj, Pjeshka, Hajdari, Gurishta.

Lushnja: Spaho, Magani, Premçi, Ruço, Mone, Branica (Pergjini 61′), Taullau (Marku 54′), Alushi, Pepa (Meto 77′), Papa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla. Të gatshëm: Bejte, Bizhyti, Gava, Haxhiu.
Gjyqtarë: O. Kuka, D. Rexha, P. Puto, K. Kola.

Kartonë të verdhë: Taullau 36′

Luftëtari 0–0 Teuta

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljevic, Rrapa, Jackson, Ramadani (Aurelio 82′), Aleksi, Rroca (Rapo 56′), Abazaj, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika. Të gatshëm: Ruçi, Janku, Lamçja, Minga, Toledo.

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, Hrkac, Shkalla, Hakaj, Beqja, Hila, Çyrbja, Dediç (Lajthia 86′), Alhasan (Kruja 82′), Latif. Trajner: Gentjan Begeja. Të gatshëm:  Kastrati, Vila, A. Bilali, D, Bilali,  Mustafov.

Gjyqtarë: K. Meta, E. Doda, R. Shaba, L. Alla.

Kartonë të verdhë: Rroca 22′, Ramadani 58’/ Hila 23′, Shkalla 74′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *