DIREKT| Nis pjesa e dytë, ndeshje interesante në Laç

0

Laçi dhe Partizani përballen prej orës 15:45, ndërkohë që janë publikuar edhe formacionet e të dyja ekipeve. Bojan Najdenov do të ketë mundësinë të debutojë, pasi FIFA i ka dhënë “OK”, ndërkohë që në mesfushë luajnë krah tij Lushkja dhe Eller. Mbrojtja nuk ndryshon, me Mersinajn që sërish është titullar.

“Demat” kanë 6 pikë në klasifikim ndërsa kurbinasit kanë 1 pikë më pak. Një fitore sot për këdo skuadër do ta katapultonte në vendin e parë, të paktën deri nesër!

PJESA E PARË

Ndeshje me emocione në Laç mes Laçit dhe Partizanit. Një ndeshje që prodhoi disa raste, por asnjë gol. Ishte Xhixha që në dy raste rrezikoi portën e kryeqytetasve, por në të dyja rastet ishte portieri Hoxha që grushtoi në të dyja rastet. Në anën tjetër ishin Hebaj dhe Atanda që regjistruan raste më të rrezikshme për shënim.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E diel, më 16 shtator, ora 15:45
Stadiumi i Laçit, Laç

Laçi 0-0 Partizani

DIREKT

74’ – Fangaj fton xhixhën me një vertikalizim në qendër të zonës së Partizanit, sulmuesi provon që të godasë direkt, por topi nuk shkon në kuadratin e portës.

68′ – Telushi kërkon të rrezikojë me një tentativë nga një godoitje dënimi, por topi shkon disa metra ngjitur me shtyllën e portës së Selmanit.

66‘ – Rast i mirë për vendasit, pas një aksioni të gjatë provon Jonuzi i sapofutur, por Hoxha sërish bëhet shpëtimtar.

63′ – Pak raste të rreikshme në këtë pjesë të dytë. partizani disi më kërkues, por por pa krijuar asnjë rast të volitshëm. Vendasit mjaft të rreikshëm me kundërsulmet e tyre!

45+1’ – Xhixha sërish provon me një goditje nga jashtë zone, por sërish është Hoxha që e ndal sulmuesin.

45’ –Hebaj sërish i rrezikshëm me të majtën e tij, por Selmani grushton në këndore.

44’ – Atanda provon me kokë pas një harkimi nga këndi, por mbrojtësi është i pasaktë.

41’ – Hebaj nga e djathta provon të godasë, por vetëm rrjetë e jashtme nga shkodrani.

38’ – Telushi këtë herë provon të befasojë, por Selmani grushton në momentin e parë dhe kontrollon gjithçka më pas.

35’ – Telushi provon nga një goditje dënimi, në një pozicion ballor me portën e Selmanit, por topi devijohet dhe nuk përbën rrezik për portën e bardhezinjve.

31’ – Trashi avancon brenda zonës kurbinase, por Gjoni largon rrezikun me një ndërhyrje deçizive.

23’ – Lushkja avancon deri pranë fundore dhe kalon bukur dy kundërshtar, por Belica largon rrezikun duke e çuar topin në këndore.

19’ – Pas një harkimi nga një goditje dënimi, Altiparmakovski ul bukur dhe Xhixha godet në mënyrë të befasishme, por Alban Hoxha është i vendosur mirë dhe grushton topin në këndore.

5’ – Mala përplaset me Lushken brenda zone. Protesta të “demave” për 1-metërsh, por gjithçka e rregullt sipas gjyqtarit kryesor.

3’ – Sefgjini provon të krijojë një situatë të rrezikshme në zonën e kryeqytetasve, por topi largohet nga një prej mbrojtësve miq.

1′ – NIS NDESHJA!

FORMACIONET

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Najdenov, Lushkja, Shtubina (Sukaj 75′), Xhixha (Smaçi 87′), Altiparmakovski (Jonuzi 65′). Trajner: Artan Mërgjyshi.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Kalari, Mala, Telushi, Asani (Hila 79′), Bardhi, Hebaj (Çinari 69′). Trajner: Skënder Gega.

Kartonë të verdhë: Eler 58′, Lushkja 62′, Ibrahimi 74’/Atanda 21′, Bardhi 60′, Hila 81′

Gjyqtarë: Ardian Beqiri,  Rejdi Avdo, Redvan Shaba, Olsi Sokoli

Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Ilirjan Kristo

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.