DIREKT/ Maribor-Partizani, sërish të pafat të kuqtë, traversa i ndal!

Partizani do të tentojë mrekullinë kundër Mariborit pas humbjes 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Shanset që “demat” të kualifikohen në slloveni janë shumë të limituara duke parë dhe humbjen në sfidën e parë, por dhe diferencat në cilësi mes ekipeve. Shembulli i Laçit mund t’i motivojë sado pak “demat”.

Në fakt, të lë një shije të hidhur kur sheh formacionin e Partizanit, pasi trajneri Skënder Gega ka përgatitur një “bunker” të vërtetë. Të kuqtë janë rreshtuar me një formacion 4-5-1. Gega ka forcuar mesfushën, ndërsa i vetëm në sulm do të jetë Progni.

Nuk ka shumë ndryshime në formacionin e kuq. Belica i dëmtuar i ka lënë vendin Atandës, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes, Trashi ka ulur në stol Kalarin. Nga krahu tjetër, vendasit e Mariborit e nisin sfidën me një 4-4-2.

REZULTATI

HT/ Maribor-Partizani 1-0

Shënues: Dervisheviç 31′

 

KRONIKA E NDESHJES

1′ Ka nisur takimi…

14′ Vrhovec për pak sa nuk shënon. Devijimi i topit nga lojtari slloven shumë i gabuar

17′ TRAVERSE! Partizani pranë golit. Goditje këndi, rrëmujë në zonë dhe thuajse autogol i vendasve, teksa topi godet tranversën e portës së Handanoviçit

18′ Bardhi për pak nuk stopon një top, që do të ishte rast flagrant në zonë.. Handanoviç e bën të tijin

31′ GOL MARIBORI! Dervisheviç me goditje nga jashtë zone. E pamundur për Hoxhën të kapë topin. Asist i Hotiçit

45’+1 Mbyllet pjesa e parë. Skuadra e Partizanit e nisi mjaft mirë, duke u bërë e rrezikshme në të paktën tre momente, sidomos me Atantën, teksa ishte i pafat kur traversa ndali festën e të kuqve. Sakaq, Maribori, pas një rasti të shpërdoruar, gjeti golin me anë të një goditje të bukur nga jashtë zone nga Dervisheviç.

46′ Nis pjesa e dytë

55′ Zëvendësim Partizani. Abdurrahimi merr vendin e Bardhit

57’ TRAVERSE! Dervisheviç godet në goditje këndi, por topi bie mbi traversë. Maribor pranë 2-0

58’ Zahoviç i afrohet golit për vendasit, por Hoxha bllokon pas dy tentativash

65′ Zëvendësim Partizani. Del Progni, Kalari i merr vendin

21′ TRAVERSE PARTIZANI. Abdurrahimi lëshon “silurë” nga goditje dënimit, por topi stampohet në traun e portës sllovene. Sa të pafat të kuqtë!

20:15/ Maribor – Partizan
Formacionet zyrtare:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *