VIDEO | Festë gjirokastrite, Luftëtari fiton mes drithërimash

Luftëtari merr frymë, tre pikët me Laccin janë “ilaçi” i duhur për të harruar humbjen e fundit me Kastriotin. Gjirokastritët iu falën një goli të shënuar nga i zakonshmi Ismail Dunga, në një ndeshje që u dominua më së shumti nga bluzinjtë.

Bardhezinjtë kishin zbritur në fushë me një ekip të rreshtuar në mbrojtje dhe në 45 minutat e para arritën të mos i linin hapësira Luftëtarit. Munguan rastet dhe detyrimisht edhe goli. Ekipet shkuan në pushim me rezultatin e bardhë 0-0.

Gjirokastritët e nisën në sulm dhe rrezikuan disa here, për të shkuar te asisti i dhënë nga Aleksi nga gjysmëfusha e tyre. Dunga, i vetëm me Selmanin nuk mund të gabonte dhe Luftëtari e pa veten në avantazh.

Më pas mund të dyfishoheshin shifrat, por traversa dy herë ndali Filin. Në një rast Dunga realizoi, por pozicion jashtë loje. Më pas Luftëtari u tërhoq disi dhe mund të kishte pësuar. Mane, Mersinaj dhe Gjoni iu afruan shumë golit, por pa sukses.

Standings provided by Sofascore LiveScore

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 29
E diel, më 14 prill 2019, ora 15:45
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

LUFTËTARI- LAÇI 1-0
Dunga 52′

EPISODET

94′ – Gjoni kishte mundësinë të barazonte, në zemër të mbrojtjes mike gjaujti me kokë dhe e çoi topin jashtë.

90′ – Okpotu kroson në zonë, Mersinaj me kokë gjuan ngjitur me shtyllën pingule. Rrezikojnë bardhezinjtë.

83′ – Xhixha pason për Mane, sulmuesi lëziv mirë dhe gjuan fort mbi traun e portës. Mundësia më e mirë për Laçin.

69′ – GOLI I DUNGËS, FILI GODITI TRANVERSËN

66′ – Luftëtari pranë golit të dytë. Traversa ndal Filin, më pas Mbrojtësi Mersinaj largon topin dhe rrezikun

61′ – Laçi i afrohet goli ttë barazimit. Jonuzi godet në hyrje të zonës, Mane me finte e devijon. Topin shkon pranë shtyllës pingule.

52′ – GOOOOOOOOOOOOL Aleksi jep një top të gjatë për sulmuesin Dunga, i cili fiton duelin me Mersinajn dhe mposht më pas portierin Selmani.

47′ – Albano Aleksi lëviz mirë pranë zonës, përparon dhe krijon hapësirë. Topi i gjuajtur prej mesfushorit përfundon jashtë kuadratit.

46′ – Kros në zonë, Mersinaj me kokë e lë brenda zonës topin që shkon drejt Filit. Fieraku nuk arrin të kordinohet dhe të godasë.

45′ – Donald Rapo, në hyrje të zonës, gjuan me të majtën. Topi shkon jashtë kuadratit.

35′ – Aksion i gjatë i bluzinjve, kros në zonën e kurbinasve, Hoxha e ul topin për brazilianin Xhekson. Ky i fundit gjuan me të majtën fluturimthi, topi përfundon jashtë.

31′ – Fili, edhe pse nga një distancë e largët, provon të befasojë portierin Gentian Selmani. Për t’u harruar gjuajtja e tij, topi mbi tra.

19′ – Demo kroson në zonë, portieri Selmani tregohet më i shpejtë se Dunga dhe e devijon topin. Më Shtubina spastroi zonën

12′ – Goditje dënimi për Laçin, Jonuzi kroson në zonë dhe gjen mbrojtësin Sebastian Toro. Ky i fundit me kokë gjuan jashtë kuadratit. I pashqetësuar Bakaj.

10′ – Në dhjetë minutat e para, asnjë rast i mirë shënimi. Iniciativën e ka Luftëtari, kurse kurbinasit luajnë me kujdes.

Luftëtari: Bakaj, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Ymeraj (Neziri 67′), Demo (Açka 60′), Fili (Oshafi 86′), Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

Laçi: Selmani, Shtubina, Mersinaj, Toro, Gjoni, Sefgjini (Okpotu 61′), Jonuzi (Najdenov 74′), Lushkja, Çokaj (Eller 57′), Mane, Xhixha. Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Orges Grabova, Gernat Qirici, Laver Alla
Karton i verdhë: Koconis 45+1′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *