Direkt/ Kategoria e Parë, Besa kryeson në Krujë

Sot pasdite, prej orës 14.00, luhen shumica e ndeshjeve në Kategorinë e Parë.

Kastrioti në grupin A e ka vrarë kampionatin dhe praktikisht është në festë për Superioren, aq sa nuk e ka detyrim fitoren sot ndaj Besës.

Egnatia ndjekëse është dorëzuar dhe sot ndaj Burrelit mund të ndihmojë paksa kundërshtarin në hall.

Në grupin B Tirana viziton Apoloninë dhe fierakët nuk kanë ndonjë motivim të madh për pikë. Ndërkaq, Bylisi viziton nesër Naftëtarin dhe vendasit duken të pashpresë për mbijetesë.

Tomori ka shkuar në Shënkoll me rezerva dhe kjo flet vetë.

Grupi A/ Ora 14:00

Korabi-Besëlidhja           1-0

Shënues: Veliaj 37′ pen.

Kastrioti – Besa              0-1

Shënues: Pasha 34′

Egnatia – Burreli             1-0

Shënues: Agbodike 90’+3

Grupi B/ Ora 14:00

Pogradeci – Shkumbini      3-0

Shënues: Topllari 17′, Çekiçi 38′, 56′

Iliria – Turbina                 3-2

Shënues: Zuna 7′, Gjokeja 59′, Berberi 90’+3 / Gërxho 38′ pen., 41′

Shënkolli – Tomori           3-0

Shënues: Kulli 34′, 52′, Gega 79′

Apolonia –  Tirana            0-0

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *