DIREKT/ Kamza merr dhuratë një penallti, e pret portieri grek

Kamza e Luftëtari kanë shkuar në pushim pa nxjerrë në dritë asnjë gol. Ndeshje me tension, të dyja skuadrat duan pikë dhe Kamza është nën presion më të madh. Për këtë arsye, kamzalinjtë kanë tentuar më shumë për të gjetur golin, por edhe pse kanë krijuar 2-3 momente shumë të mira, nuk ia kanë dalë mbanë të shënojnë, duke ndjerë edhe mungesën e Sebino Plakut përpara.

Ndërkaq, Luftëtari është pa Abazajn dhe është munduar të godasë në kundërsulm, por nuk ka pasur shkëlqimin e zakonshëm, edhe për faktin se sot një barazim ndoshta e kënaq. Ka pasur edhe momente nervozizmi, me disa përplasje në mesfushë, ndërkohë që edhe në tribuna tifozët lëshojnë shpesh “lumë” ofendimesh, por vetëm kaq, sepse gjithçka po ecën pa probleme të tjera.

Edhe pjesa e dyytë nuk ka pasur ndryshim në lojë, me Kamzën këmbëngulëse, por në minutën e 76-të erdhi një episod kyç: Raçiç u rrëzua në zonë, penallti për Jorgjin, edhe pse duket simulim i pastër i serbit. Vetë Raçiç gjuan, por Athanasopulos grushton!

Kamza – Luftëtari      0-0

Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Arrabal, Zguro, Zefi (Mumajesi 87′), Malaj, Idrizaj, Mehmeti (Raçiç 70′), Fukui, Fili (Rezi 74′). Të gatshëm: Gjonikaj, Kuqi, Ymeri, Lelis.

Trajner: Julian Ahmataj

Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç,  Beqiri, Demo (Rapo 72′), Aleksi, Ramadani, Liçaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. gatshëm: Ruçi, Toledo, Janku, Minga, Aurelio, Lamçe.

Trajner: Hasan Lika

Kartonë të verdhë: Mehmeti 68′, Fukui 78′, Zguro 84′ / Liçaj 26′, Ramadani 53′, Demo 56′, Aleksi 70′

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Denis Rexha, Rudin Preça, Astrit Mahmuti. Pas porte: Andi Koçi, Fatjon Xhemalaj

Vëzhgues: Prek Pjetrushi; Delegat: Lysien Nurishmi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *