DIREKT/ Guri shënon të katërtin për Kukësin, duke dhuruar spektakël

0

Luhet për vendin e dytë në “Zeqir Ymeri”. Kukësi pret Partizanin në një ndeshje që pritet të vendosë shumë sa i përket vendit të dytë. Kampionët në fuqi e shohin veten 6 pikë para “demave” dhe një fitore sot do të ishte një hap shumë i madh për sigurimin e dytë. Të besuarit e Peter Pakult edhe pse nuk kanë zhvilluar ndeshje të mira, kanë marrë maksimumin në 3 ndeshjet e fundit. Në anën tjetër është Partizani që ka ndryshuar fytyrë që pas humbjes me Kukësin në fazën e tretë dhe ka marrë disa rezultate pozitive radhazi. Skuadra e Dalipit kërkon maksimumin sot për ta tentuar vendin e dytë që në fund mund të vlejë pjesëmarrjen në Champions League. Kujtojmë që në fazën e dytë “të kuqtë” arritën që të merrnin një triumf me përmbysje.

PJESA E PARË

Kukësi dominon plotësisht ndaj Partizanit duke fituar 3-0 që në 45 minuta e para në “Zeqir Ymeri”. Tashmë duket gjithçka e lehtë për verilindorët për të marrë një fitore që do i siguronte vendin e dytë në klasifikim. Vendosin golat e Gurit dhe Dzarias. Ishte shkodrani që në minutën e 8-të ktheu në gol një harkim të Shkodrës nga këndi. Dzaria dyfishoi në të 27-ën, për të vulosur më pas gjithçka Guri 4 minuta ka fundii kohës sw rregullt, i cili ktheu në gol pasimin e Kalesë, pas një aksioni fantastik të Kukësit. Partizani duket i dorëzuar dhe nuk ka mundur që të rrezikojë seriozisht portën e Frashërit, me përjashtim të një goditje të Bathës. Dalipi ka kryer zëvendësimin e parë duke aktivizuar Telushin  në vend të Kotobellit.

KUKËSI 4-0 PARTIZANI

Shënues: Guri 8′, 40′, 80′, Dzaria 28′

8’ – Harkim nga këndi nga ana e Shkodrës, i zakonshmi Guri del i lirë brenda zonës dhe me kokë tregohet i saktë.

27’ – Guri pason në qendër të zonës, ku Dzaria vjen pas shpinës së mbrojtjes dhe tregohet i saktë, duke gjetur golin e dytë.

40’ – Kale këtë herë hedh një top nga e djathta, Guri brenda zone sërish me kokë nuk fal dhe realizon golin e tretë për Kukësin dhe të dytin personal. Aksion fantastik i Kukësit.

80’ – Goditje dënimi për Kukësin në një pozicion të prirët me portën. Guri merr përsipër ekzekutimin dhe tregohet mjaft i saktë. Një gol për kartolinë.

Kukësi: Frashëri: Rrumbullaku, Alla, Shameti, Zhderiç, Idrizi, Musolli, Dzaria (Imami 83′), Kale (Ethemi 60′), Shkodra (Joti 68′), Guri. Trajner: Peter Pakult. (Të gatshëm: Koliçi, Peposhi, Ymeraj, Bytyçi).

Partizani: Hoxha, Gojkoviç, Kotobelli (Telushi 42′), Atanda, Mala, Trashi, Çani, Batha, Kardoso (Abdurrahimi 54′), Progni, Asani (Bardhi 46′). Trajner: Klevis Dalipi. (Të gatshëm: Xhika, Belica, Culum, Fejzullahi).

Gjyqtarë: K. Kola, R. Avdo, N. Bregasi, R. Dobruna, K. Meta, B. Ziri

Delegat: M. Sulejmani; Vëzhgues: P. Pjetrushi.

Kartonë të verdhë: Guri 44′, Shameti 90’/ Progni 16′, Batha 61′

EPISODET

2’ – Mala humbet një top në dalje të zonës, Guri gjen hapësirë dhe tenton me të djathtë, por Hoxha vigjilent grushton në këndore.

24’ – Mala provon nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën e Frashërit.

34’ – Harkimi saktë nga e djathta për Partizanin, Çani brenda zone vonohet dhe humbet mundësinë për të goditur edhe pse shumë pranë portës së Frashërit.

38’ – Batha provon direkt nga një goditje dënimi, grushton pozicional Stivi Frashëri.

44’ – Guri rikuperon një top në sulm dhe avancon drejt portës së Hoxhës, dalja e “gardianit” shoqërohet më rrëzimin  shkodranit, i cili pretendon për penallti, por vetëm karton i verdhë për të për simulim.

45+1’ – Një top i gjatë drejt zonës kuksiane, ku Çani në dyluftim me Shametin. Pretendime nga miqtë për një prekje të topit me dorë, por asgjë për gjyqtarin.

50’ – Progni harkon nga këndi, bardhi provon me kokë, por Frashëri grushton në këndore.

51’ – Bardhi futet brenda zonës dhe rrëzohet pas kontaktit me Dzarian, pretendime për penallti, por nuk janë të këtij mendimi gjyqtarët.

53’ – Zhderiç bën gjithçka mirë nga e djathta dhe tenton vetë portën, grushton Hoxha duke larguar rrezikun.

55’ – Rrumbullaku provon të gjej kuadratin edhe pse në një pozicion diagonal, grushtimi i Hoxhës çon topin në këndore.

70’ – Aksion i bukur i kuksianëve, Ethemi pason në mënyrë perfekte për Gurin, por shkodrani gabon nga fare pranë portës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here