DIREKT/ Flamurtari menaxhon rezultatin, por mbetet me 10 lojtarë

Flamurtari për ringjallje, pas eliminimit nga kupa dhe largimit të trajnerit Shpëtim Duro, Teuta për pikë mbijetese. Ndeshje delikate, ku barazimi nuk kënaq askënd në Vlorë, edhe pse durrsakët synim kryesor kanë të mos humbasin.

Franc Veliu dhe Fjoralb Deliaj janë risitë e Flamurtarit, tani që në stol është ulur Ardi Behari.

Franc Veliu kthehet në formacion, aty ku gjen hapësirë edhe i riu Deliaj si mesfushor qendre, ndërsa Pollozhani e nis nga stoli. Danilo Alvesh është sulmuesi i vetëm, mbështetur nga Muarem e Hoxhaj.

Nuk ka surpriza tek Teuta, ku mungojnë disa titullarë: Hërkaç i dëmtuar dhe Gjorgievski e Hila të pezulluar.

KATEGORIA SUPERIORE

Ora 19.00, stadiumi Flamurtari, Vlorë

Flamurtari – Teuta      3-1

Shënues: Muarem 19′, 25′, Useini 31′ / Dediç 8′ pen.

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta, Deliaj (Pollozhani 76′), Sidibe, Useini, Muarem, Ardit Hoxhaj (Zhufo), Danilo Alvesh (Nedjelkoviç 46′).

Teuta: Moçka, Beqaj, Shkalla (Kruja 46′), D. Bilali (Vila 68′), Hakaj, Mustafov, A. Bilali, Alhasan (Lajthia 46′), Dediç, Çyrbja , Amadu.

Gjyqtar: Enea Jorgji.

Kartonë të verdhë: Deliaj 7′ Veliu 38′, 72’/ Bilali 35′ Shkalla 43′

Karton i kuq: Veliu 72′

GOLAT

8′ TEUTA GOL Rasti i parë për shënim, direkt gol. Latif Amadu vërshon drejt zonës, ku Deliaj nga pas e pengon lehtësisht, por për Jorgjin kontakti është faull dhe jep 11-metërsh. Dediç nga pika e bardhë, nuk fal.

19′ GOL FLAMURTARI! Sulm i gjatë vlonjat, Muarem hedh një kros ku Musta tenton ta devijojë, por nuk është nevoja, sepse topi shkon në rrjetë.

25′ -GOL FLAMURTARI! Sërish Muarem del i vetëm me portierin mik dhe nuk gabon,

31′ – GOL FLAMURTARI! Useni mjaft bukur godet me të djathtën brenda zone dhe shënon golin e tretë.

41′ – TEUTA HUMBET 11-METËRSH! Nurkoviç shkakton 11-metërsh, por e korigjon po vetë gabimin duke e ndalur këtë herë Dediçin nga pika e bardhë e penalltisë.

72′ FLAMURTARI ME 10 LOJTARË! Veliu merr një karton të panevojshëm, i cili ishte i dyti për të, për një faull në mesfushë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *