DIREKT / Flamurtari godet shtyllën, Skënderbeu shënon golat

Fitore e Flamurtarit në Korçë, por nuk do të thotë asgjë, duke parë atë që ndodhi në Vlorë pak ditë pas sfidës së kupës, me Skënderbeun që fitoi 3-0. Sot luhet një finale e vërtetë, përballja e gjashtë e vitit mes dy rivalësh të egër. Presioni mbi Flamurtarin, i ndalohet humbja, ndërsa Skënderbeu nuk e ka fituar kurrë kupën dhe nuk është se bëhet nami po nuk e fitoi, por nëse ia del mbanë, sezoni bëhet edhe më i paharrueshëm, përtej halleve me UEFA-n.

Flamurtari – Skënderbeu     0-2

Shënues: Soue 59′, Nimaga 61′

Flamurtari: Nurkoviç – Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta –  Sidibe, Useini – Zuka (Tunkara 66′), Muarem (Hoxhaj 77′), Zhufo (Nedeljkoviç 65′) – Alvesh. Të gatshëm: Sali, Veliu, Deliaj, Hyseni.

Trajner: Shpëtim Duro

Skënderbeu: Teqja – Vangjeli, Radas, Aliti, Mici – Osmani, Nimaga, Lilaj – Vila (Muzaka 71′), Gavazaj – Soue (Krasniqi 86′). Të gatshëm: Shehi, Abazi, Gripshi, Sahiti, Demte.

Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Zuka 27′ / Osmani 36′

Gjyqtarë: Laver Alla, Ilir Tartari, Ermal Barushi, Andi Koçi

EPISODET

61′ GOL SKËNDERBEU! Identik si në golin e parë, Skënderbeu shënon sërish. Nimaga merr një top jashtë zone dhe shënon një super gol!

59′ GOL SKËNDERBEU! Sulm i shpejtë korçar, Soue në qendër të zonës merr një pasim të bukur nga e djathta dhe nuk fal, 0-1. Flamurtari proteston sepse Danilo Alvesh ishte i dëmtuar në mesfushën korçare.

55′ SHTYLLË FLAMURTARI. Danilo Alvesh i shpëton pozicionit jashtë loje, godet fort në pozicion diagonal, por shtylla shpëton Skënderbeun. Aksioni vazhdon, një lojtar i Flamurtarit ndalet nga një mbrojtës kundërshtar, por arbitri nuk akordon asgjë.

38′ Danilo Alvesh, i cili ia doli të vazhdonte lojën, për pak sa nuk rrezikon të shënojë autogol, duke devijuar keq një goditje nga këndi. Sërish këndore, Nimaga godet fluturimthi dhe është i pafat, sepse topi i tij godet Souenë dhe del jashtë. Mund të shënonte mesfushori nga Mali!

34′ Danilo Alvesh është dëmtuar dhe duket se nuk mundet të vazhdojë. Ka marrë një goditje të fortë pas një rivënieje të fituar në sulm.

31′ Flamurtari jep një shkëndijë. Muarem godet fort nga distanca, por mbi traversë.

24′ Tenton sërish Skënderbeu, me Gavazajn që në hyrje të zonës gjuan me të djathtën, por lehtë, pasi nuk është këmba e tij dhe Nurkoviç ndal pa problem.

22′ Ritëm i ulët, shumë kujdes nga të dyja skuadrat. Ka moment frike pas një goditjeje nga këndi për Skënderbeun, sepse Sidibe përplaset kokë më kokë me Nimagën. Për fat, asgjë serioze për të dy.

16′ Skënderbeu jep sinjalin e parë, pas disa tentativash drejt zonës vlonjate. Një kros në zonë, aty ku mbrojtja vlonjate lë shumë hapësirë. Soue godet me kokë, por topi përplaset te Siljanovski dhe e ndal qetësisht portieri Nurkoviç. Soue pretendon prekje me dorë nga Siljanovski, por nuk ka asgjë, pasi topi u ndal me gjoks nga mbrojtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *