DIREKT/ Flamurtari e zhbllokon me vuajtje

Ndeshja e tretë e javës së 20-të vë përballë Flamurtarin e Lushnjen. Kuqezinjtë nisen qartëisht favoritë, janë të dytët dhe po shkëlqejnë, ndërsda Lushnja pa trajner praktikisht ka rënë nga Superiorja.

SUPERIORE, JAVA 20

Flamurtari – Lushnja          2-0

Goli: Bicaj 65′, Danilo Alvesh 90’+2

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Kamara (Zuka 70′), Ardit Hoxhaj (Veliu 83′), Nedeljkoviç (Danilo Alvesh 46′), Bushiç. Të gatshëm: Sali, Hyseni, Deliaj, Tushi.

Trajner: Shpëtim Duro

Lushnja: Spaho, Magani, Ruço, Premçi, Bufasi, Gava, Papa (Çela 71′), Branica (Meto 80′), Canka, Pepa, Sefa. Të gatshëm: Bejte, Haxhiu, Byzhyti, Taullau. Trajner: Dritan Çuko

Kartonë të verdhë: Bicaj 29′, Nedeljkoviç 35′, Zuka 86′ / Pepa 40′

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj, Olsid Ferataj

GOLI

65′ Më në fund ka gol në Vlorë. Sërish Bicaj, ashtu si ndaj Kamzës, shkon në sulm për të zgjidhur hallet vlonjate. Kros nga e majta e sulmit vlonjat, Bicaj me kokë para portierit lushnjar dhe gol.

90’+2 Danilo Alvesh mbyll gjithçka. Pasim super i Sidibesë, braziliani del i vetëm me Spahon dhe nuk fal.

EPISODET

13′ Flamurtari godet shtyllën. Kros nga e majta, topi del jashtë zone, ku nedeljkoviç godet fort, por shtyllë. Pas tij provon edhe Sidibe, por grushton portieri Spaho.

14′ Lushnja për pak sa nuk shënon. Një gabim në pasim i Pollozhanit drejt portierit, topin e marrin sulmuesit lushnjarë, por i vetëm me Nurkoviç Canka nuk ia del të shënojë dhe më pas largon Bicaj.

23′ Kros nga Musta, topi te Useini, i cili i vetëm me portierin godet fort mbi traversë. Super rast për Flamurtarin.

27′ Kundërsulm i shpejtë vlonjat, Nedeljkoviç gjuan dhe grushton në këndore Spaho. Në zonë ishte një sulmues vlonjat, por Nedeljkoviç nuk e pa.

54′ Kamara del i vetëm me Spahon, por në pozicion të prirët dhe goditja e tij pritet nga portieri lushnjar.

62′ Kamara hedh një kros në zonë, Danilo Alvesh me kokë përplas topin në tokë dhe jashtë.

85′ Shumë e rrezikshme Lushnja, që tenton dhe vë në vështirësi portierin Nurkoviç, i cili grushton një goditje të fortë nga distanca dhe më pas një mbrojtës me trup eviton rrezikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *