DIREKT/ Festë në Vlorë, Bushiç vendos ekuilibrin

Kategoria Superiore, Java 9, e diel, më 5 nëntor, ora 17:00

Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

Flamurtari 1

Kukësi 1

Shënues: Bakaj 37’/ Bushiç 73′

GOLAT

37’ – Bakaj ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi. Një goditje rrafshazi me tokën mposhti jo vetëm murin, por dhe portierin që mbeti i shtangur.

73’ – Një harkim fantastik nga Siljanovski, përfundon te Bushiç i cili lirohet bukur nga mbrojtja dhe me kokë barazon shifrat.

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Mersini (Zhufo 46′), Musta, Useini, Pollozhani, Hoxhaj (Kamara 65′), Alvesh (Hyseni 85′), Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro. Të gatshëm: Sali, Liçaj, Toungara.

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Ethemi (Zeqiri 72′), Imami (Musolli 54′), Kërkotiç, Kale (Alijev 83′), Bakaj, Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç. Të gatshëm: Frashëri, Memini, Shtubina, Peposhi.

Kartonë të verdhë: Bushiç 11′, Pollozhani 21′, Bicaj 36′, Zhufo 70’/ Bakaj 36′, Ethemi 51′, Hoxha 54′, Idrizi 60′, Alla 79′

Gjyqtarë: E. Hamiti, R. Çokaj, P. Simoni, E. Halo.

Delegat: P. Kotherja.

Vëzhgues: M. Shestani.

Episodet

9’ – Flamurtari rrezikon me anë të një goditje dënimi, tentativa e Bushiç me kokë neutralizohet nga Koliçi.

12’- Kundërzbritje e shpejtë e Kukësit, Idrizi fton Gurin,  me shkodranin që i jep mundësinë Bakajt për të goditur. Tentativa e kryeqytetasit ndalet nga Nurkoviç në dy kohë.

17’ – Mbrojtja e Kukësit nuk largon siç duhet dhe Alvesh provon nga brenda zone, Koliçi vendimtar me pritjen e tij.

22’ – Alvesh në ndihmë të mbrojtjes nuk largon siç duhet, Kale tenton fluturimthi, por topi shkon ngjitur me portën.

30’ – Pas një aksioni të gjatë Bakaj harkon nga e djathta, Guri me kokë nga brenda zone nuk tregohet i saktë.

63’ – Jakovljeviç harkon nga e majta, brenda zone Bushiç godet me kokë, pret Koliçi i sigurt.

65’ – Pasim fantastik i Bakajt për Ethemit, i cili i vetëm me Nurkoviçin nuk arrin që të shënojë.

83’ – Zhufo harkon sërish nga e djathta, Bicaj kërcen mbi të gjithë në zonën kuksiane, por nuk gjen dot kuadratin e portës.

87’ – Kamara humbet njw rast flagrant pwr shnwim, i vetwm nw zonwn e Kukwsin nuk gjen dot kuadratin.

 

Moviolë

90­+2’ Xhufo ekzekuton një goditje dënimi dhe topi përfundon në rrjetë, anullohet goli për pozicion jashtë loje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online