DIREKT| Ekuilibrohet sfida, edhe Luftëtari me 10 lojtarë

Tirana dhe Luftëtari do të ndeshen në një takim shumë delikat për të dyja skuadrat. Bardheblutë kanë vetëm 1 pikë pas tre javësh, ndërsa në anën tjetër gjirokastritët nuk e kanë marrë akoma një pikë.

Si Ze Maria dhe Kostiç kanë pasur një detyrë shumë të vështirë për të përzgjedhur formacionet e tyre, kjo për faktin se një tjetër humbje për secilin trajner do e vendoste në pikëpyetje të ardhmen në krye të stolit respektiv.

Sa i përket formacioneve, Imami e nis nga minuta e parë ndeshjen Imami e nis nga minuta e parë tek bardheblutë, ndërsa tek bluzinjtë rikthehet Xhekson.

PJESA E PARË

Mbyllet pjesa e parë në “Selman Stërmasi” me rezultatin 2-1 në favor të Tiranës ndaj Luftëtarit. Skuadra e Ze Marias arriti që ta gjente që në minutëne 3-të golin me anë të Blazhevskit, i cili i vetëm me Ruçin nuk e kishte të vështirë që të shënonte. Vetëm 10 minuta më vonë miqtë arritën që të realizonin golin e barazimit. Goditja e Ymerajt gjeti një devijim të Dokës dhe shkoi në fundin e rrjetës.

Reaguan më së miri bardheblutë, të cilët nuk mundën që të  kalonin sërish në avantazh. Për harkimit nga këndi, një prej lojtarëve miq devijoi me kokë, topi përfundoi në shtyllën e dytë, ku turtulli, i harruar nga mbrojtja, e shtyu topin drejt rrjetës me portën e boshatisur. Një pjesë e parë me raste dhe gola, e cila ka prodhuar mjaftueshëm emocione deri më tani.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E diel, më 16 shtator, ora 18:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana 2-1 Luftëtari
Shënues
:  Blazhevski 3′, Turtulli 23’/ Ymeraj 13′

GOLAT

3’ – Daja pason për Blazhevski, i cili është në pozicion të rregullt dhe del i vetëm me portierin mik dhe me shumë qetësi shënon golin e avantazhit.

13’ – Ymeraj godet bukur me një lëvizje akrobatike, Doka devijon dhe topi shkon në fundin e rrjetës së portës të mbrojtur nga Ilion Lika.

23’ – pas harkimit nga këndi, Turtulli në shtyllën e dytë me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë që të shënojë.

 

DIREKT

72′ – Blazhevski tenotn nga një goditje dënimi, por pa rezultat.

70′ – Janiçiç naldi në mënyrë të parregullt Blazhevskin, kartoni i dytë për mbrojtësin e Luftëtarit. Edhe miqtë me 10 lojtarë.

64′ – Kundërsulm i shpejtë i bardhebluve, Blazhevski  del i vetëm me Ruçin, por në mënyrë të befasueshme nuk gjeti dot kuadratin e portës, teksa e majta e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

55′ – Hoxhallari ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

34’ – Radoviç nuk është aq i shpejtë sa duhet, pasin në një duel shpejtësie arrin para tij tek topi Ilion Lika, që kontrollon gjithçka.

16 ‘ – Blazhevski  tenotn sëriush të krijojë një situatë të rrezikshme, por Ramadani largon topin.

10′ – Aleksi këtë herë provon nga distanca, por pa rezultat për gjirokastritët.

9′  -Blazhevski provon sërish, por këtë herë është i vendosur mirë Ruçi.

1’ – NIS NDESHJA!

FORMACIONET

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Daja (Greca 90+3′), Hasani, Oduamadi (Berisha 60′), Kobinah, Blazhevski (Ngo 86′). Trajner: Ze Maria. Të gatshëm: Abibi, Kërçiku, Muçi, Karabeci.

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi (Hyseni 80′), Radoviç (Demo 75′), Ymeraj, Milosavljev (Dunga  66′), Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç. Të gatshëm: Çekaj, Hoxha, Rapo, Shumeli.

Kartonë të verdhë: Hoxhallari 18′, 55’/ Janiçiç 15′, 70′,Milosavljev 46′ Ramadani 54′, Ymeraj 66′

Karton i kuq: Hoxhallari  55′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Paulin Simoni, Redian Dobruna, Klajdi Kola.

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Albano Janku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *