Partizani-Skënderbeu, spektakli është në tribuna

Më shumë vëmendje se ndeshja kanë tërhequr mesazhet e tifozëve të Partizanit, të cilët i kanë marrë një e nga një drejtuesit. Këtë radhë mesazhi shkon për presidentin Gazmend Demi: ”President, janë këtu në tribunë të vërtetët! Ju dhe këshilltarët, peng të premtimeve mbetët”, shpalosën tifozët e kuq vetëm para pak minutash.

Tifogrupi “Guerrils” duket se nuk është i kënaqur as me emërimin e Sulejman Starovës si trajner i Partizanit. “Nuk bëhet ekipi fitues nga Facebooku-u i gruas” ishte mesazhi i radhës në drejtim të trajnerit aktual të “demave” nga ana e mbështetësve të Partizanit.

Në çdo ndeshje tifozët e Partizanit nuk ngurojnë aspak që të paraqesin mesazhin e tyre për drejtuesit italianë. Në ndeshjen e cila po luhet në këto momente në stadiumin “Selman Stërmasi”, mbishkrimi i tifozëve “Guerrils” është në gjuhën italiane teksa shkruhet: “Njëri i përjashtuar nga futbolli dhe tjetri Kuadrado për 40 milionë, te ne sollët një tufë bidonësh“.

Ndeshja nis me një minutë heshtje në nder të tifozit të Partizanit të ndarë nga jeta ditët e fundit. Tifogrupi “Guerrils” nderon me parrullën: “Pusho i qetë Arjan”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online