Direkt/ Bruno Dita shtang Partizanin, gol në aksionin e fundit!

Po luhet ndeshja e fundit e javës së 30-të mes Partizanit dhe Skënderbeut, me pjesën e parë që nuk ka prodhuar asnjë gol. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet, për shumë arsye, por në renditje ka më shumë nevojë për 3 pikë Partizani, që ka dominuar në 45 minutat e para, duke krijuar lojë e raste, ndërsa i është anuluar një gol, pasi Abdurahimi shkaktoi faull ndaj Vangjelit. Skënderbeu u kujdes shumë, duke dalë rrallë në sulm, në pritje të ndonjë rasti në kundërsulm.

Pakult dhe Nexhipi ndjekin supersfidën
31129413_10208962527540591_8388881765510414336_n
Mario Tokiç është kapur nga kamerat në tribunën e stadiumit duke ndjekur ndeshjen Partizani-Tirana. Kroati, trajneri i ardhshëm i kuq

Partizani – Skënderbeu     0-1

Shënues: Dita 90’+4

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Trashi, Batha, Telushi (Mala 70′), Lukas (Bardhi 5′, Çani 70′), Asani, Abdurrahimi, Progni. Të gatshëm: Xhika, Kalari, Çulum, Bardhi, Kotobelli. 

Trajner: Klevis Dalipi.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Nimaga (Gripshi 87′), Lilaj, Muzaka, Gavazaj (Dita 72′), Vila (Krasniqi 61′). Të gatshëm: Dajsinani, Abazi, Sahiti, Demte.

Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Batha 15′, Telushi 62′, Progni 90’+1, Ibrahimi 90’+4 / Nimaga 15′, Osmani 81′

Gjyqtarë: A. Koçi, I. Tartari, R. Çokaj, F. Lamaj, O. Sokoli.

Delegat: L. Nurishmi; Vëzhgues: S. Jareci

EPISODET

90’+4 GOL PARTIZANI! Bruno Dita hest Selman Stërmasin! Kros në zonë nga goditja e dënimit, topi del jashtë zone, por Dita e kontrollon dhe godet fort, duke shënuar!

90′ 5 minuta shtesë.

88′ Skënderbeu krijon rastin më të mirë të ndeshjes. Një kros i bukur nga e djathta, Lilaj gjuan fort prirët me portën e Hoxhës, por mbi traversë.

86′ Rast i mirë për Partizanin, më i miri i pjesës së dytë. Kros nga e majta e sulmit, Abdurahimi i shpëton mbulimit në qendër të zonës, por godet me kokë mbi traversë.

81′ Karton i verdhë për Osmanin, që ndal me faull Asanin. Goditje dënimi jashtë zone, por krosi i Prognit kalon gjithë zonën dhe nuk preket nga askush, me lojtarët e Partizanit që u kapën në kundërkohë.

80′ Shkëndijë e Partizanit. Pasim i bukur për Abdurahimin, i cili futet në zonë dhe jep një pasim të bukur, por nuk e arrin dot Çani, i cili dëmton pa dashje Micin e rrëzuar në tokë.

76′ Ndalet loja, tifozeria e Partizanit lëshon ofendime në kor, drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidentit të saj, por edhe arbitrit dhe lojtarëve të Skënderbeut. Arbitri ndal ndeshjen derisa qetësohet situata, edhe me ndërhyrjen e kapitenit Batha.

70′ Dalin Telushi dhe Bardhi, futen Mala dhe Çani. Nuk ka ndryshime në vendosje taktike. Bardhi me sa duket ka pësuar dëmtim.

62′ Ibrahimi shkakton një faull ndaj Lilajt në gjysmëfushën e Partizanit, Telushi i afrohet dhe shtyn me trup arbitrin Koçi. Karton i verdhë për vlonjatin.

61′ Del Vila, futet Krasniqi. Përforcon sulmin Daja.

59′ Pak raste në pjesën e dytë, mungojnë hapësirat. Sabien Lilaj tenton nga distancë e largët, por mbi traversë.

47′ Gavazaj prek me dorë pa dashje një top në dalje të zonës së Skënderbeut. Goditje dënimi nga pozicion shumë i mirë, por goditja e Asanit me të majtën përplaset në barrikadë.

37′ Asani fut në panik mbrojtjen e Skënderbeut, sepse kalon disa kundërshtarë nga mesfusha dhe pas futet në zonë, tenton me një gjuajtje të fortë me të djathtën, por topi përplaset te një mbrojtës kundërshtar.

Min 25′ Abdurahimi realizon për Partizanin, por Arbitri Koçi anulon për faull të sulmuesit ndaj Vangjelit. Ishte një kundërsulm i shpejtë i Partizanit, Vangjeli ktheu keq topin të portieri dhe duke u munduar ta mbronte, u rrëzua në përplasje me sulmuesin e Partizanit. Protesta të ashpra nga Partizani.

 22’ Këmbëngul Partizani. Tjetër goditje nga larg, Telushi provon, por Teqja largon. Vazhdimi i aksionit sheh korçarët pranë autogolit me Radas, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Me fat Skënderbeu.

21’ Vendasit nuk rreshtin së provuari. Progni del i vetëm në zonë përballë Teqjas, por portieri sërish fantastik me këmbë.

15′ Asani depërton në zonë dhe godet fort në diagonale, teksa dopi del ngjitur me shtyllën e Teqes.

14′ Dy kartonë të verdhë njëherëshi: Batha dhe Nimaga e teprojnë me fjalët, duke u grindur në mesfushë, ndaj arbitri Koçi nuk i toleron.

8’ Abdurrahimi krijon hapësirë dhe godet, por portieri Teqja largon me këmbë në këndore.

3′ Sulmuesi i Partizanit Lukas dëmtohet që në fillim në gju, pas një përplasjeje në mesfushë. Bardhi e zëvendëson.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *