DIREKT/ Barazon Maqedonia me 11-metërsh

E martë, 5 shtator, 20:45, Strumica, Maqedoni

Maqedoni – Shqipëri 1-1 

Shënues: Roshi 53′, Trajkovski 78′

Goli

53′ – Memushaj hedh një top për Sadikun që e kontrollon bukur dhe harkon në shtyllën e dytë, Roshi gjendet në vendin e duhur në momentin e duhur, duke goditur bukur me kokë, topi përkëdhel shtyllën dhe përfundon në rrjetë

78 – Roshi prek topin me dorë brenda zoen dhe 11-metërsh sipas gjyqtarit, Trajkovski merr përsipër ekzekutimin, barazon Maqedonia

Maqedonia: Dimitrievski, Ristevski, Velkoski, Musliu, Nikolov ( Trajkovski58′), Spirovski (Radeski  88′), Ristovski (Triçkovski 88′), Bardhi, Alioski, Pandev, Nestorovski. Trajner: Igor Angelovski. Të gatshëm: Nilson, Iliev, Tosevski, Doriev, Zajkov, Sikaski, Gjorgjev, Babunski.

Shqipëria: Berisha, Agolli (Memolla 74′), Mavraj, Ajeti, Hysaj, Lila, Kukeli (Basha 46′), Hyka, Llullaku (Memushaj 46′), Sadiku. Trajner: Kristian Panuçi. Të gatshëm: Hoxha, Strakosha, Balliu, Veseli, Xhimshiti, Ahmeti, Grezda, Latifi, Abrashi

Gjyqtarë: Jonas Eriksson (SUE), Mathias Klasenius (SUE), Daniel Wärnmark (SUE), Andreas Ekberg (SUE)

Kartonë të verdhë: Ristevski 66′ Musliu 81′  /Mavraj 37′, Kukeli 42′, Roshi 67′, Basha 87′

Episodet

2′ –  Shkëndija e parë vjen nga vendasit. Një harkim nga e djathta nuk shfrytëzohet nga sakush. Ajeti bën më të thjeshtën duke çuar topin jashtë vijave anësore.

15′ – Kundërzbritje e Maqedonisë, Nestorovski në hyrje të zonës gjen hapësirë për të goditur, por në momentin e fundit humbet ekuilibrin dhe topi përfundon jashtë.

21′ – Dalin përpara kuqezinjtë. Nga krahu i djathtë Sadiku hedh një top për Llullakun, por vigjilente mbrojtja vendase, e cila mbyll mjaft shpejt, duke i hequr mundësinë sulmuesit për të goditur.

23′ – Mjaft i rrezikshëm Pandev, i cili avancon në zonën e Shqipërisë dhe godet bukur, spektakolar Berisha me pritjen e tij.

25′ – Bardhi, provon nga një goditje dënimi, Berisha përsëri vendimtar.

26′ – E pabesueshme çfarë humbasin kuqezinjtë. Një top i rrëmbyer në gjysmëfushën tonë i gjen të pavendosur maqedonësit, por në mënyrë të pabesueshme  sadiku humbet topin edhe pse ndodheshin tre shokë të tij në krahun tjetër

57′ – Memushaj provon nga një goditje dënimi, portieri vendas devijon tpopin në këndore.

59′ – Memushaj fantastik nga e majta depërton deri në brendësi të zonës dhe hedh një top për Sadikun, i cili nga shumë pranë portës gabin në mënyrë të pabesueshme.

71′ – Mundësi e mirë për Maqedoninë, një top i hedhur në shtyllën e parë nuk arrihet nga Musliu, por përfundon tek Pandev, që godet me kokë, por Hysaj bëhet shpëtimtar, duke larguar topin.

76′ – Alioski gjen hapësirë dhe godet bukur, Berisha pret në dy kohë.

85′ – Alioski godet fort, por Berisha me fat ndal topin, Nestorovski  gjen topin dhe provon përsëri, por super berisha ndal përsëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *