DIREKT/ Barazojnë gjirokastritët, shënon Xhekson

0

Kukësi ndodhet në vendin e dytë plot 9 pikë para Luftëtarit, që është dhe kundërshtari i sotëm. Në ndeshjet direkte gjirokastritët janë të avantazhuar dhe kuksianëve ju duhet dhe 1 pikë për të siguruar pozitën aktuale. Në Kukës luhet një ndeshje interesante me dy nga skuadrat më në formë. Kukësi luan edhe për barazim, pasi trajneri Pakult e ka theksuar se për të interes ka vetëm realizimi i objektivit. Në anën tjetër Luftëtari edhe pse mund të mos e mendojë seriozisht vendin e  dytë me një fitore sot mund të konsolidonte pozitat në vendin e tretë. Sa i përket formacionit, Kukësi nuk ka në dispozicion Allën, Kalenë dhe Frashërin, ndërsa në anë tjetër Lika duhet të bëjë pa Rrocën, megjithatë në stol e nis dhe Kristal Abazaj.

Kukësi 2-2 Luftëtari

Shënues: Dzaria 13′, 37’/ Lamçja 55′, Xhekosn 77′

GOLAT

13′ – Pas një harkimi nga e djathta, Guri ul për Dzarian, gjeorgjiani kontrollon dhe me pak fat brenda zone dhe më pas godet fort, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit mik.

37′ – Aksion i gjatë i vendasve, Zhderiç harkon për Ethemin, me tetovarin që uli bukur për Dzarian, i cili me kokë nuk e kishte të vështirë të shënojë nga fare pranë portës.

55′ – Kombinimi  bukur mes Rapos, Shkurtajt dhe Lamçes, me këtë të fundit që i vetëm me Koliçin ngushton diferencën.

77′ – Pas një hrakimi nga e djathta, Xhekosn del i lirë në krahun tjetër dhe me një goditje të fortë gjen golin e barazimit.

Kukësi: Koliçi, Zhderiç, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria (Imami 40′), Idrizi, Shkodra, Ethemi (Ebipi 66′), Guri (Balde 46′). Trajner: Peter Pakult. gatshëm: Koci, Peposhi, Joti, Koldashi.

Luftëtari: Athanasopulos, Lamçja (Abazaj 58′), Aleksi, Rapa, Rapo, Beqiri (Demo 31′), Ramadani, Xhekson, Jakovljeviç (Liçaj 18′), Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika. Të gatshëm: Ruçi, Janku, Minga, Ziaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.