Aguero gol në fund, por nuk ka kohë

Kupa e Botës, 1/8-at finale

FRANCË – ARGJENTINË      4-3

Shënues: Grizman 13′ pen., Pavard 57′, Mbape 64′, 68′ / Di Maria 41′, Merkado 48′, Aguero 90’+2

90’+2 GOL ARGJENTINA! Mesi kroson, Aguero me kokë shënon, por duket tepër vonë!

69′ FRANCA GOL! Sërish Mbape, kundërsulm perfekt, me 4 pasime. Ylli i madh i Francës, Mbape, i vetëm në zonë, nuk fal!

64′ GOL FRANCA! Mbape, i pandalshëm, nuk fal brenda zone, duke mposhtuar Armanin me një të majtë të fuqishme! Franca kthehet në avantazh, me meritë!

57′ BARAZON FRANCA! Gol i mrekullueshëm, me një gjuajtje perfekte nga distanca, mbrojtësi i krahut kthen baraspeshën!

56′ GRIZMAN, PRANË GOLIT! Argjentina e bën lëmsh, Merkado kthen keq topin te Armani dhe Grizman përfiton, por gjuajtja e tij del jashtë. ME FAT ARGJENTINA!

53′ Kur sulmon Franca, Argjentina futet në kaos. Enzo Perez ndal me faull Kantenë, por goditja e dënimit afër zone nuk prodhon rrezik. E pabesueshme si ndryshoi ndeshja!

48′ NIS ME GOL, ARGJENTINA SHTANG FRANCËN! Mesi nga distanca, Merkado devijon pa dashje dhe gol. Ishte pozicion i rregullt Merkado!!!

PUSHIMI I NDESHJES – Një super ndeshje, ashtu si pritej, me një Francë të mrekullueshme, por një Argjentinë që nuk vdes kurrë. Pjesa e parë përfundon në shifrat 1-1, por nëse do të ishte ndeshje boksi, Franca do të fitonte me rezultat të thellë. Mbape, Grizman e Pogba masakruan në kundërsulme Argjentinën, që nuk kishte asnjë ide si t’i ndalte, por përveç golit me penallti nga Grizman, Franca shpërdoroi shumë. Në të kundërt, Argjentina nuk bëri asgjë në sulm, por Di Maria me një predhë në fund të pjesës së parë shënoi një gol shumë të rëndësishëm.

41′ BARAZON ARGJENTINA! Supergol nga Di Maria, me një predhë nga distanca që befason Hugo Loris. Kundër rryme, sepse Franca po administronte qetësisht!

34′ Argjentina në mesfushë po vuan tmerrësisht dhe për pasojë sulmi Celeste nuk ka asnjë mbështetje! Mesi detyrohet të bëjë mesfushorin, sulmi nuk ka asnjë pikë referimi përpara!

31′ Çfarë kundërsulmi Franca! Dalje nga zona me pak takime, kundërzbritje perfekte, por në zonë Taliafiko ndaj bukur Mbapenë!

28′ Më në fund Argjentina rrezikon. Merkado në zonë tenton një kros që devijohet jashtë me dorë nga një mbrojtës francez. Arbitri nuk jep as goditje nga këndi!

27′ VETËM FRANCA NË FUSHË! Po dominojnë Gjelat, shumë të qartë në sulm!

21′ Goditje dënimi, Pogba mbi traversë! ishte super rast për golin e dytë, Argjentina nuk e ka idenë si t’i ndalë kundërsulmet franceze!

19′ Mbape është i pandalshëm. Një top i gjatë, stopim perfekt i topit afër zone dhe Taliafiko e ndal me faull, duke shpëtuar mirë, sepse ishte në kufi të zonës.

13′ GOL FRANCA! Grizman, perfekt, shënon nga pika e bardhë!

11′ PENALLTI PËR FRANCËN! Super kundërsulm i Francës, Mbape i pandalshëm, në zonë Roho shkakton faull! Penallti neto, galopi i Mbapesë ishte i pabesueshëm, nga porta në portë. Argjentina bën gabime trashanike në fazn mbrojtëse!

9′ TRAVERSË GRIZMAN! E pafat Franca, Grizman nga goditja e dënimit gjuajti në mënyrë perfekte, por traversa shpëton Argjentinën!

7′ Mbape vërshon drejt zonës, Masçerano detyrohet ta ndalë me faull. Pozicion i shkëlqyer për Francën.

5′ Kundërsulm i shpejtë argjentinas, Di Maria drejt zonës, por krosi i tij del jashtë.

3′ Mesi fiton menjëherë një faull në pozicion të rrezikshëm, por nuk prodhon rast për gol. E ashpër ndeshja që në start!

1′ NIS NDESHJA!

Gjithçka gati, në orën 16.00 Franca e Argjentina nisin fazën e dytë të Kupës së Botës.

Janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me Francën që konfirmon formacionin e vet më të mirë, me Grizman e Mbape pas sulmuesit të vetëm Zhiru.

Në krahun tjetër, Argjentina vendos: Nuk do të luajnë as Aguero e as Higuain, që do të thotë se Mesi do të jetë sulmuesi kryesor, me Pavon dhe Di Maria nga krahët, ndërsa Banega konfirmohet në mesfushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *